• |
ide | kryesore

Manchester United, Jose Mourinho i frikësohet të ardhmes pas telefonatës së Zinedine Zidane

F1, Sport



Jose Mourinho i është dorëzuar fatit të tij tek Manchester United, pasi mori një telefonatë nga Zinedine Zidane. Fituesi i Kupës së Botës me Francën dhe tre Champions radhazi, Zidane, është favoriti i madh për të zëvendësuar Mourinho, në qendër të kritikave, si trajner në Old Trafford.

Por francezi shqetësohet shumë se mos Mourinho mendon se po planifikon pas shpinës së tij, aq sa gjeti mënyrën për ta kontaktuar. Sipas The Sun, ish-trajneri i Real Madrid, Zizou, e ka telefonuar Special One për ti shpjeguar se gjithcka ka ndodhur është pyetja që i është bërë përfaqësuesit të tij, nëse Zidane është i interesuar për punën.

Mourinho ka një javë kohë për të shpëtuar pankinën dhe të bindë shefin e klubit Ed Woodward se mund ti japë fund krizës së deritanishme. Portugezi ka nesër sfidën në shtëpi për Champions kundër Valencia, ndërsa javën e ardhshme duhet të vizitojë Newcastle për të provuar se është ende njeriu i duhur për këtë punë.

Humbja e United 3-1 ndaj West Ham i ka pozicionuar ata të 10 me 10 pikë, 9 pas kryesuesve të Manchester City. Ky është starti më i keq i sezonit për Djajtë e Kuq që nga 1989.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *