• |
ide | kryesore

Manipulimi i madh pas skandalit të Xhisielës

Arkiva, Kryesore



Tani që Rexhep Rrahja është pas hekurave dhe që Xhisiela Maloku u mor në mbrojtje, po bëhet akoma më i qartë se çfarë e shqetëson mazhorancën në këtë histori.

Nuk po flitet më dhe aq për praninë e Taulant Ballës në zyrat e komisariatit kur policit Emiljano Nuhu iu vu pistoleta në kokë, por se si u trajtua e vetë Xhisiela nga Policia e Shtetit. Vëmëndjen e kanë marrë orvatjet e 25 vjeçares për të gjetur një polic, që do të kishte këllqe t’ia regjistronte kallëzimin.

Për ta shmangur vëmëndjen nga trajtimi prej lecke të pavlerë që iu bë Xhisielës nëpër komisariate, historia soll në disa versione. Fillimisht u shit si një sherr banal mes dy të rinjve që ishin grindur për xhelozi,  se Rexhep Rrahja ishte thjesht një “djalë i përkëdhelur”, pastaj që oficeri i policisë gjyësore Emiljano Nuhu e fryu ngjarjen për të pëfituar azilin politik, i ndihmuar nga lufta politike në Tiranë.

Por përtej monstruozitetit të Rexhep Rrahjes, përtej përpjekjeve të fisit Rrahja për të kërcënuar këdo që i dilte para, përtej edhe arratisë që mori oficeri i policisë Emiljano Nuhu, kësaj ngjarjeje ia vlen t’i shihet pikërisht kjo, sjellja e policisë me vajzën e torturuar, për sa kohë torturat ndaj saj, nuk i dinin veçse një grusht njerëzish.

Si u sollën njerëzit me uniformë, kur në njërën anë kishin një jetime të pambrojtur dhe të torturuar dhe në anën tjetër, djalin e njeriut më të fuqishëm të zonës, deputetit, Rrahman Rrahja?

Për Edi Ramën, policët bënë detyrën. Në datën 29 shtator, ai shkroi në Tëitter mes të tjerave, edhe këto fjalë: “Policia ka bërë detyrën, pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit”

Pastaj, nga Ministria e Brendshme doli zv.ministrja me emrin Romina, që ka përsëritur dy herë të njëjtin mesazh: Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit dhe procedurave standarde.

Por anën tjetër të medaljes e gjen në rrëfimet e Xhisiela Malokut. Në rastin e parë kur ka folur, vajza tregon një situatë kaotike në komisariate. Banditë që hyjnë me pistoletë në brez nëpër zyrat e komisariateve, policë që e ironizojnë, të tjerë që fillimisht i marrin kallëzimin, pastaj e mbyllin çështjen aty për aty, gjithçka nën ndikimin e fuqisë që i jep Rrahman Rrahjes mandati i deputetit të Rilindjes.

Fuqi që e kthen policinë në një organizëm të tredhur, krejtësisht të paralizuar nga frika e kaçakëve të veshur me pushtet, që i kanë futur tmerrin uniformave blu.

Dhjetor 2017, depoziton kallëzim në Komisariatin Nr.6 por tërhiqet sepse kërcënohet për vdekje

 “Mbaj mend që para Vitit të Ri kam shkuar në Komisariatin numër 6 në Tiranë dhe kam bërë kallëzim. Unë sa po jepja kallëzimin, e tërhoqa dhe firmosa një deklaratë që u sqaruam për problemet tona. Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste. Ata janë fis kriminelësh, rrinë gjithmonë me pistoletë”.

Në janar 2018, i dështon përpjekja për të bërë kallëzim në Komisariatin e Krujës

“Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në Komisariatin e Krujës për të bërë kallëzim, po nuk e kam bërë. Kam firmosur një deklaratë tek inspektori i zonës, shtetasi Sabri Dani. Këtë deklaratë e ka firmosur edhe motra ime A. Maloku. Te deklarata kemi shkruar se nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty më doli një person tullac dhe m’u prezantua si shefi i madh dhe më tha: “Ai që të do, të rreh”. Atë ditë më kishte rrahur shumë Rexhepi. Mbaj mend që isha bërë me gjak”

Në korrik të 2018, pasi rrihet nga djali i deputetit shkon të bëjë kallëzim në komisariatin Nr.3 në Tiranë

“Unë nuk erdha te Komisariati Policisë Krujë se kam ardhur më parë dhe nuk ma ka marrë njeri kallëzimin dhe te Komisariati nr.3 në Tiranë shkova një herë më datë 20.07.2018, një ditë pasi ndodhi ngjarja, por nuk ka mori njeri kallëzimin, se aty erdhi me të shpejtë shtetasi Rexhep Rraja, Redjan Rraja, Xhelaj Rraja dhe babai i Rexhepit që është deputeti Rrahman Rraja, ky i fundit e rregulloi me policët që unë të mos jepja kallëzim”

Në deponim, Xhisiela citohet të thotë:

“Herët e tjera më ka rrahur më shumë dhe më ka çuar në hotel. Me mua ka bërë seks kundër dëshirës time, por nuk kisha ku ta kallëzoja”

Rrëfimi i Xhisielës arrin kulmin kur ajo përshkruan përpjekjen për të depozituar kallëzimin në Komisariatin e Krujës

Mesazhi që erdhi në “Instagram” ishte me tekstin: “Unë kam shkuar me pushime dhe sa të kthehem, do të vras”. Nga kërcënimi që më bëri në “Instagram” unë shkova në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe më konkretisht në Zyrën e SHKB, ku shpreha presionin dhe kërcënimin që më është bërë në zyrën e oficerit nga shtetasit Ramazan Rraja, Xhelal Rraja, Redjan Rraja, Rexhep Rraja dhe nga deputeti Rrahman Rraja. Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë FushëKrujë. Dua të shpjegoj që aty më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin: “Ti je budallaçkë dhe do të firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: “Na e lër ne se e rregullojmë” dhe më çonin te makina, duke me goditur me grushte në bark dhe më vendosnin pistoletën në kokë. Pastaj nuk kisha zgjidhje tjetër dhe firmosa deklarimin. Nuk e lexova fare se çfarë ishte shkuar aty. Dëgjova që ishte një psikologe me emrin Anjeza Kallaku dhe avokat Elton Frangu. Këta persona nuk i kisha parë ndonjëherë. Në ambientet e jashtme kam parë disa persona që ishin me kostum, por nuk i njihja. Dua të them që Rexhepi e mbante pistoletën në brez edhe gjatë kohës që unë isha te zyra e oficerit të SHKB-së në Durrës”

Momentet që tregon vetë Xhisiela, (jo gazetarët, jo oficeri i policisë, jo politikanët) nuk përshkruajnë asgjë normale në sjelljen e policisë. Mjafton të lexosh pak rreshta nga dëshmia e saj për të kuptuar se ku është katandisur policia. Si e ka trajtuar vajzën dhe si e ka favorizuar “djalin e përkëdhelur” të deputetit të Krujës.



19 Comments

  1. Ne nje Shtet normal,Policia protokollon menjehere denoncimin,ne Republiken e droges
    se “Rilindjes”,tallet me viktimen!Edhe nje organizate mafioze ka norma dhe rregulla,
    organizata e Rames,jo!Keshtu eshte,kur e merr pushttetin me llumin e shoqerise.
    Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,
    Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luiza Xhuvani,Artur Bushi,Luan
    Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla…..
    Edi Rama,Erion Veliaj….

    1. Sepse nuk ishte ne rregull “shteti real i sales”,prandaj edhe u denua me vote.
      Por kjo nuk do te thote,qe te pajtohemi me banden mafioze te”rilindjes”,qe
      e ka kthyer Shqiperine ne Republiken e droges,ne Republiken e padrejtesise
      dhe fukarallekut,duke i detyruar shqiptaret qe te braktisin vendin e tyre si
      kurre me pare.Pushtteti i Rames i ka kaluar edhe kufijte e nje Monarku arab,
      edhe afrikanet e tregojn si sinonim te se keqes.Shqiptaret do te qytetrohen
      dhe do ta meritojn indetitetin europian,vetem atehere kur s’do te pajtohen
      kurre me te keqen,nga kushdo qofte.

    2. saliu o enver bythqiri e mban mend kur enveri te bente shtrat per tu qir me ramizin,pastaj kur vdiq enveri ramizi e gjinushi te perdornin si krevat dhe ti lepije lengjet e tyre.tash je me keq se xhisiela te perdhunojn ne grip rrajat,roshi,mdoket e rrroket nji heresh.lumi ti o saliu.

  2. Ne tere kete anal_ize nuk lexova asnje rresht per ‘zbehjes se zerit te opozites per prezencen e Ballesne komisarjat’ .

    Sepse dhe ata te opozites po e kuptojne se kane hyre ne nje rruge pa krye. Balla nuk ka qene ne komisarjat.

    Prisni dhe do shikoni se si do shfryhet gardualisht kjo furtune propagandistike , e inskenuar e PDs me ane te gazetrucit Collaku.

    Ndersa ceshtja e denoncimit te vajzes e cila nuk hetua qe ne fillim dhe nuk u morr ne mbrojtje qe ne fillim eshte nje skandal per sistemin gjyqesor. Dhe ketu ka shume pune per tu bere.

    1. Nuk ke turp?

      Po pse u arestua Rexhep Rahja?

      Pse u mor në mbrojtje vajza.

      Nqs do të kishte qenë inskenim, nuk do të bëheshin këto veprime.

      Skandal i sistemit gjyqësor?!!!! Po kush shkoi në gjyq?

      Turp! Turp! Turp! 1000herë turp.

      1. Po me flet per turp ??? Je ne vete apo jo ?

        Pra ju mendoni se vetem pse u perzje emri i balles ne kete histori , u bene tere keto levizje ?

        Turp te mendoj se PD ka inskenuar implikimin e Balles ne kete histori krimi ordinier ?

        Kur them skandal i sistemit gjyqesor ketu perfshij dhe prokurorine .

        Prit dhe do te shohesh se sa i perzjer eshte BAlla ne kete histori.

        Psataj do te pyes une ty . KAQ NAIVE TE JESH ? NUK TE VJEN TURP QE JE KAQ NAIVE QE NUK ARRIN DOT TE NDASH 2 CESHTJE TE NDRYSHME ?
        NJERA KRIMINALE DHE TJETRA POLITIKE !

        1000 here turp per militantizmit tend dhe 1 here turp per naivitetin tend.

    2. jkl-te shfry vet xhisela kur deklaroi ne opinion se intervista ne top chanel esht e rreme.tash shko thitj palla te rraje,roshi e frroku se po nuk e bere ter familja te perdhunohet e te vritet.nje gje te leteson rama i thithi metes ngjalen ne lalz ne vend qe ti merrte bllokun hajnit me ze dhe figur.si ju tha ikiri ty e rames nastard e kokpalare dhe jzu e bet president.kjo tregon karakterin RIDHJERES te ty e rames nga hajn me ze dhe figur perfunduat ne ngjal e pall te tij.

  3. Aman, nje kurv qe shkon me lek (gje qe ka Tirana plot), eshte e dhunuar dhe shet dhe pordhe…Sa keq me vjen per te shkreten!!… Se eshte dhe pak “bjonde”!…

    1. eda ty te paska qir xhelil me brek te shqyera pa para por vetem si seksetare.

    1. eda ti je shen qirja e trafikuar nga frooku dhe e perdhunuar ne grup nga roshi,ndoka e doshi.

  4. jkl balla te dhe palla si ilir meta rames ngjala.prandaj nuk e permendin RIDHJERJA.

  5. Skiftera blu mos harroni heroin e PD xhelal mziun qe perdhunonte gruan shamikuqe ku ishit ju bir Kurvash kur ajo grua kerkonte mbrojtje nga sistemi,cfare keni thene per mziun ju dobicer blu te gjithe ju e moret ne mbrojtje ate Dobic Maloku keta jeni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *