• |
ide | kryesore

Moshat e skuadrave: Fiorentina më e reja e Europës, Juventus i treti më i plakur

Sport



Sipas të dhënave Cies Fiorentina ka organikën më të freskët mes skuadrave të 5 kampionateve më të rëndësishme të Europës me një moshë mesatare prej 23,79 vjec. Fiorentina e Stefano Pioli po bën më shumë se mirë në kampionat me 13 pikë dhe vendin e tretë. Por statistikat kanë më tepër rëndësi pas studimit të Cies mbi moshën e skuadrave Europiane.

Pas Fiorentinës janë gjermanët e Mainz (23,93), që rezultatet nuk po i japin të drejtë ashtu si Fiorentinës: vetëm vendi i nëntë në Bundesliga. Podiumin e kompleton Nimes (24,20) që lufton për të mos rënë nga kategoria në Francë.

Italia mban kryesimin për skuadrën më të re në pesë kampionatet më të fortë të Europës, por edhe atë për skuadrën më të plakur. Serie A mban të gjitha vendet e podiumit të këtij klasifikimi. Chievo është në shkallën më të lartë të podiumit me një moshë mesatare 29,53 vjec, e ndjekur nga Parma (29,46) ndërsa e treta më e plakur është Juventus me moshën mesatare 29,26 vjec. Për bardhezinjtë të paktën në këtë klasifikim nuk i ka bërë punë blerja e e një 33 vjecari si Cristiano Ronaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *