• |
ide | kryesore

Rexhep Rraja u përgjua, Xhisiela jeton ende mes kërcënimeve të Rrahjave

Lajme, Të fundit



Djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Rexhepi u thirr pak ditë më parë në prokurori për një ballafaqim me Xhisiela Malokun, vajzën të cilën ka rrahur, keqtrajtuar dhe kërcënuar në korrik të këtij viti.

Por ndërsa i thanë të dyve se i kishin thirrur për një verifikim, si Rexhepi ashtu dhe Xhisiela, janë lënë vetëm për disa momente në një ambjent ku ishte vendosur përgjues.

Nuk është e qartë se çfarë bisedoi saktësisht Rexhep Rraja me vajzën, por mësohet se në momentet kur ishin vetëm, pa e ditur se po përgjohej, djali i deputetit ka përsëritur kërcënime dhe kanosje që ajo t’i përmbahet fjalëve të deritanishme për tërheqjen e denoncimit.

Pikërisht ky moment, i ka dhënë prokurorisë, një detaj të ri që ka çuar në arrestimin e Rrajes.

Realisht, dëshmia e Xhisiela Malokut dhe ekspertiza që iu bë 25 vjeçares në korrik, ishin prova që vërtetuan katërcipërisht rrahjen dhe dhunën monstruoze mbi trupin e saj dhe mjaftonin për arrestimin e djalit të deputetit, por siç dihet vajza u braktis si nga prokurorja e çështjes, ashtu edhe nga policia, duke u lënë mes kërcënimeve të pistoletave dhe kërcënimeve të vazhdueshme për jetën. e detyruar të tërheqë denoncimin.

Kërcënimi i Rrajes, i përgjuar nga prokuroria është një provë se 25 vjeçarja jetime që vazhdon të mohojë denoncimin dhe është bindur të heshtë, vazhdon të jetojë nën terrorin e kërcënuesve të saj. Xhisiela Maloku refuzon të flasë për mediat dhe jeton vetëm me nënën dhe motrën e saj. Për të kuptuar më shumë se çfarë iu desh të heqë deri kur pranoi tërheqjen e denoncimit, lexoni më poshtë çfarë i tha oficerit të policisë gjyqësore, Emiliano Nuhut për kërcënimet që iu bënë.

Emiliano Nuhu: A jeni kërcënuar nga ndonjë shtetas në “Instagram” dhe cili ka qenë ky person?

Xhisiela Maloku: Kërcënimi në “Instagram” ka ardhur rreth orës 03:00, të datës 22.07.2017 nga një emër që s’e lexova dot sepse më bëri bllok dhe nuk e lexoja dot emrin.

Dhe mesazhi që erdhi në “Instagram” ishte me tekstin: “Unë kam shkuar me pushime dhe sa të kthehem, do të vras”. Nga kërcënimi që më bëri në “Instagram” unë shkova në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe më konkretisht në Zyrën e SHKB, ku shpreha presionin dhe kërcënimin që më është bërë në zyrën e oficerit nga shtetasit Ramazan Rraja, Xhelal Rraja, Redjan Rraja, Rexhep Rraja dhe nga deputeti Rrahman Rraja. Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë FushëKrujë. Dua të shpjegoj që aty më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin: “Ti je budallaçkë dhe do të firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: “Na e lër ne se e rregullojmë” dhe më çonin te makina, duke me goditur me grushte në bark dhe më vendosnin pistoletën në kokë. Pastaj nuk kisha zgjidhje tjetër dhe firmosa deklarimin. Nuk e lexova fare se çfarë ishte shkuar aty. Dëgjova që ishte një psikologe me emrin Anjeza Kallaku dhe avokat Elton Frangu. Këta persona nuk i kisha parë ndonjëherë. Në ambientet e jashtme kam parë disa persona që ishin me kostum, por nuk i njihja. Dua të them që Rexhepi e mbante pistoletën në brez edhe gjatë kohës që unë isha te zyra e oficerit të SHKB-së në Durrës.

Emiliano Nuhu: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018 dhe të jepje deklarim?

Xhisiela Maloku: Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë: “Na hape punë. Për çfarë ke shkruar përsëri në Komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë dhe na ke kallëzuar?” Unë e mohova dhe i thashë që nuk kam qenë në Polici. Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma e më futi në makinën e tij. Aty më thoshte: “Do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim”. Më vendosi në bark pistoletën. E mbushi dhe më tha: “Sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë, kurvë e mutit”.



2 Comments

  1. triller si ne filma horror.o mut rama ai e ka rrahur e nxir ne ter trupin ,o kak polic,e dhjere rame prokuror dermuar e ka ne dhjetra raste dhe ju e lat te lir monstren e shizofrenit monster rama te lir.9 dit ishte semur me djegje,te rahura e perdhunim dhe ju thoni e pergjuan.u ju qift nenen ,motrat ,vllezrit frroku,roshi,doshi siq qijn ramen nat e dit.

  2. Punonjesit vete i lajmerojne dhe marin leke prej tyre. Pse me rrogat mjaftohen? Po keto dhe foshnjet ne djep i dine. Na revoltoheni sikur i degjoni tani. Te gjithe i dine te gjitha. Dhe ja ku jemi sot. Vajzat me kete kohe horrash e horresh me mire ti fusin brenda te gjitha dhe veten ta mbyllin neper shpia se ndryshe nuk di……. shpi shkoll….. dh vigjilente. Ka rrugace per rruge plot. Kini kujdes . Ruani veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *