• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Xhisielës, çfarë i tha Rexhep Rrahja kur i fiku cigaren në kofshë

Lajme, Të fundit



Në kërkesën e Prokurorisë se Krujës për caktimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj djalit të deputetit socialist të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja zbulohet se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë vajzën

Kërkesa për masën e sigurisë është firmosur më 29 shtator 2018 nga prokurorja Mirela Kapo referuar materialeve të përcjella nga policia e Krujës që më 23 shtator 2018.

Pjesë nga dokumenti i prokurorise

Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.

Konkretisht Shtetasja Xhisiela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës, fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariatit numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

Në datën 21.07.2018 përpara of.pol. gjyq në stacionin e Fushë – Krujës shtetasja Xhisiela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë komisariatit nr. Tre Tiranë pasi gjithcka është bërë për motive xhelozie.

Po në datën 21.07.2018 sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr.371 të vitit 2018 në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore Gentian Citozi është rregjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 atë të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin prefrencial në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja. Gjithashtu rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të shtetasit Rexhep Rraja.

Çfare ndodhi me 23 korrik

E ripyetur lidhur faktin penal, në datën 23.07.2018 viktima Xhisiela Maloku shprehet se në vazhdimësi përndiqet nga ana e shtetasit nën hetim Rexhep Rraja dhe se në datën 19.07.2018 pasi është telefonuar nga ana e te hetuarit në mënyrë konsistente dhe janë takuar në vendin e quajtur “hotel Boci” me vendodhje në rrugën e Rinasit, hotel në të cilën i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës ….sapo janë futur në dhomë përsoni i hetuar ka filluar të ushtroj dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të vras..ketu”.

Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi shoqëror i saj, konkretisht nga shtetasja Suela Zela. Këto kërcënime i hetuari i ka vazhduar për 15 (pesëmbëdhjetë minuta) duke i thënë viktimës “nuk do të të vras, do të të plagos… dua të vuash e jo të vdesesh direkt..

Në datën 20.07.2018 viktima është paraqitur pranë komisariatit nr. tre të qytetit të Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit…Po në datën 20.07.2018 viktima dhe i hetuari janë takuar me njeri tjetrin dhe i hetuari i ka kërkuar të falur duke ju lutur.

Viktima është shprehur në mënyrë eksplicite se … “Mu duk shume i penduar dhe vendosa t’i jap një mundësi tjeter…në një moment kur i thashë do shkoj në polici ai u friksua dhe me kerkoi të mos të bëja dicka të tillë…”

Më pas viktima në datën 23.07.2018 është paraqitur në Stacionin e Policisë Fushë Krujë dhe brenda është hasur me të hetuarin.

Madje dhe brenda komisariatit të policisë në stacionin e Fushë Krujës, viktima parashtron faktin se “shtetasi Rexhep Rraja u orvat të më dhunonte..”

Sikundër shprehet viktima në vijim të deklarimeve të saj, Oficeri i policisë gjyqësore Gentjan Citozi ka shkruar gjëra të cilat viktimës i janë servirur të mirëqëna me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të autorit të dyshuar. Dhe lidhur me këtë paligjshmëri ka shprehur pakënaqësitë e saj në rrugë ligjore pranë Sh.C.B.A Durrës.

Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe objektiv janë marë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima në datën 30.07.2018 ku ndër të tjerash kjo e fundit shprehet se .. “në datën 19.07.2018 është ushtruar dhunë ndaj saj në vendin e quajtur hotel Boci… pavarësisht se ka qëndruar në hotel nuk ka kryer marrëdheni seksuale me të hetuarin.. më pas dola unë e para dhe ai erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka…shqetësimet e mia ja kam shprehur edhe rrethit shoqëror…në fillim të vitit 2018 kemi bërë një deklaratë pranë inspektorit të zonës së Fushë Krujës se jam sqaruar me shtetasin Rexhep Rraja, kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradite që kemi pasur.”

Nga një hetim i thelluar, rezulton se në fashikullin hetimor në datën 28.09.2018 është administruar një deklaratë pajtimi mes shtetaseve Anida Maloku (motra e viktimës) , Xhisiela Maloku (viktima) dhe shtetasit të hetuar Rexhep Rraja. Në deklarim shprehet se palët kanë parakaluar me mjetet e tyre dhe gjatë një manovre të gabuar të mjetit janë konfliktuar por më pas cdo gjë është sqaruar. Kjo deklaratë rezulton të jëtë e fillim vitit 2017.

Me qëllim kryerjen e një hetimi holistik dhe të gjithanshëm në datën 29.09.2018 është ripyetur viktima e cila shprehet se “…. Une jam njohur me shtetasin Rexhep Rraja ne vitin 2012 dhe i kam prishur mardhenjet me te ne vitin 2017. Kjo prishje e lidhjes tona ka qene kerkese e Rexhepit fillimisht ne maujin Maj 2017.

Prishja perfundimtare mes nesh ka qene ne muajin Korrik 2018, kohe kur une kam bere kallezim ne polici ndaj Rexhepit….Perndjekja nga ana e shtetasit Rexhep Rraja perkundrejt meje ka filluar ne muajin Korrik 2017 duke me ndaluar ne rruge, duke me dale perpara rruge dhe duke me telefonuar here pas here me numer te fshehur, duke me detyruar qe une te qendroja me te dhe me asnje tjeter.

Pavaresisht se une i kam thene qe nuk doja te vazhdoja lidhjen me te, por une jam kthyer perseri tek ai dhe per shkak te frikes dhe per shkak te deshires time. Sikunder e theksova me siper ndarja ime perfundimtare me te ka qene ne muajin Korrik 2018. Pas ndarjes perfundimtare ne muajin Korrik 2018, nga ana e Rexhep Rraja nuk kam pasur asnje shqetesim, ndersa sikur e theksova me siper, pas ndarjeve kalimtare ai gjithmone me dilte ne rruge dhe me detyronte te kthehesha me të”.



13 Comments

  1. Ky monster meriton te torturohet ne menyre barbare. Nuk meriton te jetoje. I lumte atij burgaxhiu qe i deformon surratin ketij monstre. Po vetem se e gjete jetime dhe te pafuqishme, u solle si barbar ndaj saj? Mbyteni monstren

  2. Babi hajdut, ndersa cuni do kete qene pede…(se mos ka qene dhe ndonje polic aty i perfshire!)
    Kush prokurori do e hetoje, ajo e Lu-se…

  3. Kulture rrugacesh shqiptare,..
    Ligji le te veproje dhe drejtesia te fitoje.

    Ndersa ju te PDs mbulleni gojen, ju jeni qelbesirat- rrugacet me te medhej qe shqiperia ka patur. Kur ishit ju ne qeveri, te gjithe keta rrugacet qe benin karagjozlleqe (dhe sot po kapen), ishin me pistoleta dhe thika ne brez..

    Ndersa sot shqiperia eshte vendi me i sigurte ne ballkan, gje qe e shikon ne shqiperi, po ashtu dhe gazetat gjermane e kishin shkruar ne nje santazh.
    Urime qeverise me punen qe po ben.

    1. ingjinjeri gomar ne evrop-pse ike o mut nga qelbsiristani .po te ishe ingjinjer nuk perkrah nji monster si rama qe i thot babait te vet me bere gregorin,ose pranon ti thith ilir met hajnit ngjalen ne lalz kur i kerkonte bllokun.lere qe nuk i morri bllokun,lere qe ilir hajni e quajti bastard e kokpalare por ky e beri dhe president.ingjinjer muti qenke ,ingjinjer tutor e perdhunues ne evrop qenke si roshi,frroket e ndoket,me siguri i ke 20 emra.

  4. Po c’lesh inxhinieri eshte ai .Ai eshte -Bert1 ,2 Autiku.qe nuk di te shkruaje .Keshtu sic shkruan ai na turperoi partine ,na ve pseudonime inxhinier ,e lesh me qime..

  5. Para pak viteve,nje kitarist (muzikant),qe merrej me trafikim vizash,i kish marre parate dy viktimave te tij dhe nuk i siguroi as vizat,dhe nuk i kthente as parate.Megjithe se iu fsheh,viktimat e gjeten dhe duke i bere presion per leket,i demtuan me qyten e pistoletes,gishtin e dores.Per kete veprim,viktimat u denuan me dy dhe tre vjet burg,duke i bere koker-me kokerr,ndersa trafikantin e lane te lire (cudi e madhe,apo jo ?).Ndersa ky horri i krujes,trimi i deputetit Rahja,torturon dhe kercenon,se nuk do e vrase,por do e plagose,qe te vuaj gjate.arrestohet,vetem mbasi problemi u be publik nga nje polic,dhe nje presion i madh publik,dhe akuza,i behet vetem per perndjekje.Keto cudira,ndodhin ,vetem me rilindjen dhe per me keq,edhe me mediat.Mjafton te shikoni veprimet e Artanit te kanabisit,se si hidhet,nga dega-ne dege,,per te mbrojtur te inkriminuarit e rilindjes,duke akuzuar oficein qe publikoi rasti,bile fajesuar edhe vajzen-viktime.Dhe mileti,rrin e degjon qyfyret e tyre,e nuk ndihet per kete “kataklizmo” rilindase shqipetare

  6. Po normal moterqirit nuk i ngrihet me kari ca fytyre ka si i jati dhe do te di me ke do dali ajo ..me nje qe e ka pasur me te madh nga gjithe ju rajat bashke rrace muti

  7. Nje kr lazgar. Nje polici e hapur dhe tjetra ne hije lazgaresh. Nje qv ne drite dhe tjetra ne hije lazgaresh. Nderkombtare lazgare. Prokurore e gjykates lazgare. = ????!!!! Kjo eshte tabloja e projektuar dhe zbatuar sot per sot me sukses prej 30 vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *