• |
ide | kryesore

SHBA arrin marrëveshjen e re tregtare me Kanadanë

Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja kanë arritur një marrëveshje të re tregtare, së bashku me Meksikën, për të zëvendësuar marrëveshjen aktuale të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta).

Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksiko-Kanada (USMCA) thuhet se i jep më shumë akses SHBA-së në tregun e qumështit të Kanadasë dhe uljen e tarifave për eksportin e makinave të Kanadasë në SHBA.  Megjithatë, deklarata e përbashkët SHBA-Kanada nuk dha detaje të marrëveshjes.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar prej kohësh ndryshimin e Naftas, e cila qeveriste më shumë se 1 trilon dollarë në tregti.  Deri vonë u duk  sikur Kanadaja mund të përjashtohej nga një marrëveshje përfundimtare.

Sipas Trump, marrëveshja “do t’u japë punëtorëve tanë, fermerëve, dhe bizneseve një marrëveshje të nivelit të lartë tregtar që do të rezultojë në tregje më të lira, tregti më të drejtë dhe rritje të fuqishme ekonomike në rajonin tonë”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *