• |
ide | kryesore

Xhisiela del në TV dhe hedh poshtë veten e saj: Rrexhepi më qëlloi me shpullë, nuk më kërcënoi

Lajme, Të fundit



Ka habitur jo pak rrëfimi i Xhisiela Malokut në një intervistë për emisionin “Opinion”. Ajo ka mohuar gjithçka nga denoncimi për dhunë bërë për Rrexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. Ajo tha se në 19 korrik shkoi rastësisht në hotel me të ndërsa denoncimin e bëri nga xhelozia, pasi Rrahja shkoi me një femër tjetër me pushime. Xhisiela tha së në takimin mes tyre Rrexhepi, vetëm e ka qëlluar një herë me shpullë.

“Unë nuk kam djegie më cigare. Kam bërë një aksident”,- tregoi ajo

E pyetur se përse më pas ajo e tërhoqi denoncimin, Xhisiela tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.

“Pra i bie që jeni tallur me policinë” – ishte reagimi i gazetarit Blendi Fevziu.

“Po”, – u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.

Xhisiela Maloku ka rrëfyer në studion e emisionit Opinion se askush nga fisi Rrahja nuk e ka kërcënuar dhe se denoncimi në polici është kryer për shkak të xhelozisë. Sipas saj, denoncimi u tërhoq pasi me datë 21 ata u pajtuan. Ajo rrëfeu se nuk foli me të, por me njerëz të afërt të tij.



5 Comments

  1. zot qfar shteti jo te ikesh por te mbytesh esht pak.po ku guxon njeri te flas kunder monstrave komuniste ruqi,xhafa,rama balla.mutin mjalt ju beri edvini siq jua bente enveri barin spageti.me sot u tejkaluan ter imagjinatat njerzore se qfare mund te bejn njerzit pervers si rama,xhafa,balla,ruqi ,frrok,rosh e dosh.e djegin me cigare dhe e detyrojn te thon u dogja vet vet.qenef negjmije e tera.kjo beri si ai kadri hazbiu apo kush ushte kzur enveri e denoi me vdekje,dhe thonte ende partia te me vras.

  2. Germoni germoni se qenin tuaj te ngordhur sali do te gjeni dhe ju si portal me para te pista nuk pushoni se perdoruri te tjeret,ju jeni halli

  3. Coja motren dhe gruan xhelal Mziut qe ti perdhunoje me dashuri sic perdhunoji gruan dhe sot jeton ne mbrojtje ne bruksel dhe pastaj shko falenderoje Toni,Mziun

  4. Kjo mese miri i afron fatkeqesine vetevetes, sepse tregohet intrgante me deshmine e vetes. Atehere nese kjo ka genjyer, po mjeku ligjor me proces verbalin ka genjyer qe ishte e goditur ne koke dhee djegur ne kofshe me cigare? E cfare eshte kjo ndergjegje apo frike e imponuar nga perpunues, e futes te tille te frikes e pazareve. Sa poshtersi ngjarijesh po shohim, e degjojme, sa kriminele qe vrasin e vjedhin, qe s;po denohen, e ne kete rast deshtimi i lufete se kesaj vajze qe prano dhunen eshte disfata se ku po e cojme ndergjegjen ligjore e personale me imponimin e shtetit e te bandave qe te blejne me para e frike. RUAJANA O ZOT’ nga monstra te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *