• |
ide | kryesore

Xhisiela sonte rrëfen të vërtetën/ Eni Vasili kundër modelit të M. Veliut ?

Arkiva



Top Channel ka njoftuar se sot në mbrëmje, në emisionin “Open”, personazhi i javës Xhisiela Maloku do të rrëfejë historinë tragjike të vitit të saj të fundit dhe marrëdhënien me djalin e deputetit socialist, Rexhep Rahja.

“Si ndjehet Xhisiela? Si është e vërteta e historisë së dashurisë, që u kthye në çështje penale? A është kërcënuar ajo”, thuhet në njoftimin e televizionit.

Por pas një interviste të vagullt në Report TV, ku ajo nuk u peyet nga gazetari M…Veliu as se si ishte histroria e saj, as nëse ishte keqtrajtuar, as nëse ishte përdhunuar, por vetëm se si do mund të shpëtonte Taulant Ballën dhe Rahman Rahjën, sonte pritet një rrëfimi i vërtetë dhe real.

Lexo me tej:

Dëshmia e plotë e Xhisielës: Dy orë nuk e firmosa deklarimin, por ma mbanin pistoletën në kokë!

Analiza/ Krimi është tek “pendimi” i viktimës së përdhunuar

Para gazetares Eni Vasili ngrihet detyrimi të fshijë sa më shpejt precedentin e mëparshëm. Pyetjet për përdhunimin, fikjen e cigareve në kofshë, goditjet në kokë me qytën e pistoletës, marrëdhëniet seksuale me dhunë, që Xhisiela Maloku ka deponuar në prokurori, janë të pashmangshme, për të kuptuar të vërtetën e asaj që vajza i ka thënë oficerit Emiliano Nuhu.

Ato janë të domosdoshme edhe për të kuptuar debatin e sotëm mes opozitës dhe prokurorisë, se organi i akuzës e ka lehtësuar në maksimum të birin e deputetit Rahman Rahja, duke e akuzuar atë vetëm për përndjekje, që i jep atij maksimumi 6 muaj dënim.

Si e tregon Karlo Bolino intervistën e M…Veliut

Sot, në “Open” nuk do të jetë vetëm një shfaqje me audiencë maksimale, por mbi të gjitha obligimi për të vënë në vend gazetarinë e vërtetë, pas turpit që na panë sytë disa ditë më parë dhe që vendosi njolla mbi gjithë kredibilitetin e këtij profesioni.

©Lapsi.al

https://youtu.be/O-fg26E9wA8



1 Comment

  1. Rrini si m tashi, me gjithë gazetarët e leshit, me gjithë opozitën e preshit dhe me gjithë Nuhut e pordhicët heronj tuaj. Mortja që u mbytët të gjithë tek përrallat e adoleshenteve.
    Opozita duhet të vijë në pushtet me vizion e plane për të ardhmen, jo me babale e Shkullakhane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *