• |
ide | kryesore

Champions League kthehet me ndeshjet e dyta: City alternativë fitoren, Juventus për herë të parë pa Ronaldon

F1, Sport



Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit Europian për klube, kthehet në fushë me ndeshjet e dyta. Champions League do të shohë të zbresin në fushë Realm Madrid, Manchester City, Bayern Mynih e Juventus ndër të mëdhatë, me objektivin e qartë të konsolidojnë kryesimin e grupeve për të mos rrezikuar në shortimin e ardhshëm.

Vetëm se ky nuk është rasti i City. Angelzët kanë humbur ndeshjen e parë me Lyon dhe tani duhet domosdoshmërisht të fitojnë përballë Heffenhaim në Grupin F për të mos i komplikuar gjërat më keq. Francezët duan të shfrytëzojnë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Shakhtar, për të mbajtur dominimin e grupit.

Bayern Mynih përballë Ajax në Grupin E është një klasike, edhe pse hollandezët janë larg të qenit skuadra e furishme e dikurshme. Bavarezët pas humbjes në kampionat kërkojnë suksesin e dytë në Europë, ndërsa në Grupin G Real Madrid kërkon të mbyllë diskutimin në Moskë në fushën e CSKA.

Kampionët e Europës shkatërruan Romën në ndeshjen e parë, duke e bërë që për italianët sfida në Olimpico me Plzen të jetë decizive. Fitorja në derbi i ka dhënë moralin e duhur skuadrës së Di Francescos për të kërkuar rivendosjen e objektivit vendi i dytë si prioritar.

Në Grupin H Juventus është favoriti për të marrë fitoren e dytë radhazi, kur përballë të jenë zviceranët e Young Boys. Që kur Ronaldo zbarkoi në Torino, kjo do të jetë hera e parë që kampionët e Italisë do të luajnë pa kampionin portugez, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Valencian.

NDESHJET
Champions League – Grupi E
21:00 AEK Athens – Benfica
21:00 Bayern Munich – Ajax
Champions League – Grupi F
18:55 Hoffenheim – Manchester City
21:00 Lyon – Shakhtar Donetsk
Champions League – Grupi G
21:00 CSKA Moscow – Real Madrid
21:00 Roma – Viktoria Plzen
Champions League – Grupi H
18:55 Juventus – Young Boys
21:00 Manchester United – Valencia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *