• |
ide | kryesore

Donin ta kapnin, por e plagosën pa dashje me armë. Policia presion mbi të riun: Thuaj që rashë nga motori (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka denoncuar publikisht dhunimin nga policia të një të riu dhe më pas tentativën për të fshehur ngjarjen. Në videot e publikuara nga Salianji, Sidian Tabaku shfaqet me shenja dhune në fytyrë, ndërsa deklaron se policia i ka kërkuar të deklarojë se ra nga motori.

“I plagosuri ndodhet ne spital ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin”, shkruan më tej deputeti i PD. Ngjara ndodhi mbrëmjen e kaluar. Pas denoncimit të Salianjit, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

SHÇBA ka reaguar në lidhje me akuzat që janë bërë duke shtuar se ka nisur një procedim për të riun, i cili nuk u është bindur urdhrave të uniformave blu.

Më tej në njoftimin për mediat, shkruhet se punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.

“Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme. Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin. Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila sqaron gjithashtu se ka nisur hetimi ndaj efektivit B.B për veprën penale “Plagosje nga pakujdesia”.




7 Comments

  1. PA DASHJE I SHKREPI SI PALA E RRAJES NE VAGIN TE XHISELES.nuk kan faj kan bertin,i pa emer jkl,e disa tjer qe .epijn kesi mutesh.
    edi rama me ushtri te vet
    E R M U T V

    1. o ti me shume iksa.

      Policia i jep urdher te ndaloje.
      Ky shton shpejtesine.
      Policia e ndjek per gati 200 metra dhe shtie jo 2 por 3 here ne ajer
      ky nuk ndalon por futet me shpejtesi ne rrugicat gjysem te erresuara
      polici rimbush armen dhe qellohet per here te katert ( e pa vullnetshme thuhet , nuk e di sa e vertete eshte)
      Ky rrezohet nga motorri dhe policia afrohet e sheh qe eshte plagosur dhe therret ambulancen . ( kurse ky thote qe para se te therisnin ambulancen me gjuajten me shqelma dhe gurshta)

      Dhe pastaj vjen Salianji qe do te beje show politik.

      kaq e thjeshte eshte.

  2. Ne video me shume flet Salianji se sa i plagosuri. Gati 50% e intervistes eshte propagande.

    O djal i plagosur , shko dhe hidh ne gjyq policine dhe meri ca leke shtetit…. se asgje te mire nuk ke nga propaganda partiake e Salianjit. Atij as nuk i plas bytha per ty. Per ate me e rendesishme eshte fraza’ POLICIA U MUNDUA TE FSHEHI RASTIN’ dhe te beje porpagande me rastin tend.

  3. Policia ka bo gabim po ene karderr me policine nuk bo dot. Ta kan çu tatuazhin mbas bythes nga dajaku or cun.

  4. po mire djale.. kur pe qe policia qelloi 2 here ne ajer pse nuk ndalove ti , por i dhe shpejtesi motorrit ? Edhe vet e thote qe ata shtien 2 here ne ajer dhe ai vazhdon.. dhe plumbi i trete ishte drejtperderjt.

    po te ishe ne Amerik ti more bukurosh joteme do fillonte xhenazene per ty .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *