• |
ide | kryesore

Jozefina Topalli për dhunimin e Xhisielës: Ka humbur 12 kilogramë, kush janë këta trimat që…

Lajme, Të fundit



Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër lidhur me rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Ajo shkruan se Xhisiela e tregon në fytyrën e saj dhunimin që i është bërë, duke humbur 12 kilogramë në pak kohë.

Po ashtu Topalli ka kundërshtuar të gjithë ata ‘’trima” që i lejojnë vetes që të gjykojnë Xhisielën, sa kohë që kjo e fundit po e bën gjithçka për të mbrojtur jetën e nënës dhe të motrës së saj

Ish-kryeparlamentarja shkruan më tej se askush prej nesh nuk e di sesa netë pa gjumë ka kaluar Xhisiela, në një fshat të dominuar nga bandat, ku nuk mund të hyjë as policia.

Ja postimi i plotë i Topallit:

Xhiseila ka humbur 12 kg per pak kohe.

Ajo eshte nje vajze e bukur, e mençur , por me nje histori te tmerrshme. Fetyra e saj flet per vuajtjen e pafund te saj.Syte e fundosur tregojne te kunderten e fjaleve te saj.

Kush jemi ne qe te gjykojme vajzen nga fjalet.
Ajo eshte bere kocke e lekure, pa baba, pa vlla, dhe jeton ne nje fshat ku nuk hyn as policia. Ajo eshte e marre peng.

Kush jane keta trimat qe gjejne kurajo me e gjykue vajzen e re.
Ne fakt Xhiseila nuk ka frike per vehten. Ajo po kerkon te mbroje jeten e motres dhe nenes. Ajo e din se ne te gjithe e kemi lene vetem vajzen.

Cfare beme ne per te, pervecse e perdorem per qellime politike.

Kush prej nesh e di sa nete pa gjume, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbroje vajzen kur media e politika tegjejne nje tjeter teme.
Dikush thote se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja me e bukur”. Ne fakt nuk eshte krejt ashtu. Tek filmi shteti eshte me vajzen.

Ketu vajza eshte vetem,kundra shtetit e mafies bashke;Vetem perballe nje politike qe kerkon ta perdore; Vetem perballe disa mediave qe kerkojne ta perdorin per audience dhe nje shoqerie civile inekzistente. Vetem perballe nje drejtesie te kalbur …vetem e rrethuar nga frika e krimit qe i rrin ngjitur. Vetem … Ajo e ka kuptuar qe eshte vetem…



2 Comments

  1. jozi jana rama,rraja,balla e frroket,ndoket,prenga,mersila doda,jozi topalli,mark marku,zef preqi,nikoll lesi,doshi,artur bushi,pjerdh e dhin ndreu,paulin sterk muti qe ja humbet 15 kilogram .at gjergj fishta do ju thoshte jashteqitje stalini siq esht xhafa e edvini.

  2. o moj mjerane jan shoket e tu te rinj e majlinda mut bregut qe ja humben fytyren e lere kilogramet.nuk e pe mbrem tek top chanel iku me TAXIN e edvinit e ulur ne palla te rrajave e arm te edvin ballave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *