• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Rexhep Rraja transferohet i prangosur nga Durrësi në Krujë (Video)

Lajme, Të fundit

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja transferohet mëngjesin e sotëm nga Durrësi në Krujë.


Kjo lëvizje vjen pasi mbrëmë e Xhisiela Maloku doli në intervistë në dy televizione duke dhënë një version ndryshe nga dëshmia e saj në polici.


Rrahman Rraja i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut, do të dalë sot para Gjykatës së Krujës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Rexhep Rraja u arrestua paraditen e së dielës 30 shtator, teksa ndodhej në një biznes që jepte makina me qera pranë Rinasit.

Ndaj tij është ngritur vetëm akuza e “përndjekjes”. Ndërkohë ekspertiza mjekoligjore vërtetonte se ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku ishte ushtruar dhunë, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.

Mjekësia ligjore dorëzoi më 27 shtator në Prokurorinë e Krujës aktin e ekspertimit të Xhisiela Malokut duke vlerësuar se ajo ka dëmtime fizike të cilat klasifikohen si rrahje dhe për të cilat ligjërisht, jepet raport deri në 9 ditë.

 

2 Comments

  1. Mos u perdorni nga Fuga duke transnetuar kete video te pergatirur gjoja pa mendje nga vete propaganda. Ky eshte ushqim per popullin qe te ulen gjakrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu