• |
ide | kryesore

Luciano Moggi bën skanerin e Juventus dhe parashikon të ardhmen e Dybala

Sport



Pas lajmërimit të divorcit mes Administratorit të Deleguar Beppe Marotta e Juventus në skenë është kthyer Luciano Moggi, ndonëse vetëm për të analizuar. Ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve ka vënë fokusin në dy pika Zinedine Zidane e Paolo Dybala.

“Nëse mund të mbërrijë Zidane? Jo, në zonën sportive Andrea Agnelli do ti besojë Nedved e Paratici”, ka parashikuar Big Luciano, duke përjashtuar rikthimin në Torino të ish-mesfushorit francez, të paktën për tani. Moggi është ndalur edhe tek merkato e bardhezinjve: “Dybala nuk do të largohet në verën e ardhshme – ka siguruar Moggi për Calciomercato.it – do të qendrojë 100% në Torino”.

Si njeri që kupton shumë nga futbolli dhe ka njohje që vazhdojnë ta informojnë mbi situata të mundshme, Moggi ka folur edhe për Pogba e Milinkovic-Savic: “Eshtë shpejt të flasësh, qershori është akoma larg. E është e qartë se Juve nuk do të bëjë ndërhyrje në janar. Të dy do të ishin idealë për skemat e Allegri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *