• |
ide | kryesore

Meta në Uashington: Ndryshimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë do hapte “Kutinë e Pandorës”

Lajme, Të fundit



Si i ftuar nder i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”, Presidenti Ilir Meta foli për temën e nxehtë të “Korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, duke kundërshtuar një marrëveshje të tillë.

Sipas Metës, një propozim i tillë shpenzon më së koti kohën për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi . NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë”,  u shpreh Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *