• |
ide | kryesore

Nën hetim nga prokuroria, por Haradinaj e bën ministër në qeverinë e Kosovës

Lajme, Të fundit



Ramush Haradinaj ka emëruar ministrin e ri të Tregtisë dhe Industrisë. Ai është Endrit Shala, një prej njerëzve të afërt të Fatmir Limajt, kryetarit të partisë NISMA. Por Shala është nën akuzë nga Prokuroria, për festime me armë. Ngjarja ndodhi kohë më parë kur ai sapo ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata për disa akuza të tjera. Për të festuar atë moment, ai bashkë me persona të tjerë festoi vendimin duke qëlluar me armë. Prokuroria e Gjakovës ngriti akuzë për këtë rast. Shala bëhet kështu ministri i dytë në kabinetin qeveritar të Kosovës që është nën hetim. Kryeministri Haradinaj ka thënë se ai nuk mban përgjegjësi pasi propozimi për ministrin e ri i ka ardhur nga partia tjetër e koalicionit, NISMA, me kryetar Fatmir Limajn.

©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *