• |
ide | kryesore

Paketa fiskale 2019/ Nga ulja e tatimit mbi pagat tek rritja e akcizës për duhanin

Lajme, Të fundit



Ministria e Financave pritet të ndërhyjë në 5 ligje për paketën e re fiskale si ligji për procedurat tatimore, për tatimin mbi vlerën e shtuar, për akcizat, për tatimin mbi të ardhurat dhe ligji për taksat nacionale.

Për këtë arsye i ka dërguar bizneseve pikat kryesore të drafteve që pritet të rishikohen. Ndër ndryshimet janë ulja e dividentit që aplikohet tek korporatat. Aktualisht ky tatim paguhet në masën 15% por qeveria ka propozuar ta ulë në 10 %. Gjithashtu dhe rishikimi i kufijve të pagës që tatohen me norma të ndryshme tatimore, shkruan News24.

Tatimi për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj aktualisht është 23 %.Me paketën e re fiskale qeveria propozon uljen e tatimit për këtë fashë pagash.

Por nga 1 janari i vitit të ardhshëm akciza e duhanit pritet të rritet. Kjo taksë do të pësojë një tjetër rritje nga 5750 leke për 1000 copë që është sot në 6000 lekë për 1000 copë. Ministria e financave pret nga biznesi propozimet e tyre për t’i diskutuar ato më pas, shrkuan News 24.



1 Comment

  1. 1 pytje kom per Ridhitjen e Rames – Si t’ia shpjegoj Rrexhepit poshte ke lagjja qe osht ul taksa per dividentin, akoma me keq, qe osht rrit akciza per duhanin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *