• |
ide | kryesore

Plagoset me armë gjahu një 56-vjecar në Vlorë, dyshohet se ka qëlluar veten i dehur

Lajme, Të fundit



Nje 56-vjecar ka mberritur i plagosur ne spitalin e Vlores. Burime zyrtare nga policia thane se shtetasi me inicialet I.D., dyshohet se eshte veteplagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 02.10.2018, në orën 03:47, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur i plagosur me armë gjahu shtetasi I.D, 56 vjeç, banues në fshatin Kuç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vëtëplagosur me armë gjahu (Çifte) në stanin e tij në fshatin Kuç, pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *