• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon 17 vite burg për Shullazin dhe 15 për Gilmano Danin

Lajme, Të fundit



Është dhënë sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi sot 17 vite burg për Shullazin, ndërsa për Gilmando Danin 15. Ndërkohë, për pjesëtarët e tjerë të grupit Endrit Qyqja e Endrit Zela u kërkua 11 vite burg, ndërsa 10 vite për Blerim Shullazin.

Pas dështimit të seancës së kaluar, që ishte parashikuar të mbahej më 25 shtator, ditën e sotme forca të mëdha policore kanë zbarkuar tek Krimet e Rënda, për të monitoruar nga afër situatën. E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth, edhe me autoblinda. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda.

Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë. Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, por ata sot nuk janë prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit janë vetëm avokatët e tyre.

 



3 Comments

  1. U be seanca? Si ka mundesi.. Keta ishin te fort ua mblidhnin dhe prokurorve. Loja e ish prokurorve te ceshtjes mbaroi. E kishin menduar qe te zvarisnin ceshtjen e ti linin keta birbot te lire, qe te fillonte prap politika e mbrapsht te bente dallavere.

  2. Qekeni hudh ne sulm sot.

    Arritje e madhe te besh kerkesen per denim. problemi eshte se a eshte kjo e kopsitur pricedurialisht dhe ligjerisht, a eshte kerkese e mbeshtetur sic duhet apo sa per sy e faqe sic duket nga hovi qe keni marre fugista e fugiste?

    nga keta prokurore asnje nuk e njeh ceshtjen dhe kjo kerkese ka per te qene shume lehte e kundershtueshme dhe lehtesisht e hedhur poshte.

    keni te drejte per kete arritje se skishit byth me e fut mren shullazin as per nje sekonde. i doli garant edi rama dora vete , i tha do te qesim shpejt amon a o milo mos ki merak

  3. Si fuga e pllakes majelike qe perdoret ne banjo i paske mendimet,nderro pseudonim mos ja prish emrin e mire qe ka profesor Fuga o pusht blu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *