• |
ide | kryesore

Propozimi/ Nga kurora e Miss Italia, presidente e futbollit të femrave

Sport



Martina Colombari, bashkëshortja e zëvendës/komisarit të Federatës Italiane të Futbollit, Alessandro Costacurta, është kandidate për presidencën e seksionit të futbollit të femrave. Kjo është idea e fundit e Federatës së Futbollit që është bërë e ditur nga Corriere della Sera, sipas të cilit ish-Miss Italia, 43 vjec, është një prej kandidatëve më të fortë për ringritjen e futbollit femëror.

Propozimi është bërë nga Figc, në prag të zgjedhjeve të 9 tetorit, në Museo del Violino të Kremonas. Gazeta milaneze ka zbuluar para kohe edhe emrin e Ëalter Veltroni, ish-kryetari i Bashkisë së Romës e sekretari i Partisë Demokratike, mund të merret në konsideratë për të mbuluar një rol brenda të njëjtit Divizion, që është kthyer të jetë në duart e Federatës së Futbollit. Këto dy emra, shkruhet aty, nuk janë të pëlqyer nga Lega Serie A, që do të dëshironte të pyetej në lidhje me këtë argument.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *