• |
ide | kryesore

Pse Xhisiela zgjodhi burgun në vend të lirisë?

1, 2, Ide

Duke ikur e nervozuar nga Opinioni, përsëriste me vendosmëri se nuk do të dilte më në publik. Një komunikim i panevojshëm për publikun që po e ridëgjonte për herë të tretë versionin televiziv të ngjarjes, që është krejt i kundërt nga versionet që ajo vetë ka firmosur po tri herë në polici dhe prokurori.


Në fakt nuk ishte për publikun ai komunikim, ishte për ata që i mësuan atë version aq bajat sa gënjeshtrat e nxënësve të fillores kur nuk bëjnë detyrat apo mungojnë në shkollë. Ata që po e shëtisin nëpër studio televizive, duke e detyruar të përsërisë tekstin e shkruar, që mund ta çojë në burg.


Një fat që Xhisiela e ka pranuar, mesa duket si zgjidhjen më të mirë të mundshme. E pohoi disa herë se ka bërë dëshmi të rreme dhe se i dinte pasojat. Ndërsa vajza që tronditi politikën, shoqërinë dhe mediat me historinë e saj është nisur me vendosmëri drejt burgut, është e qartë se mundësitë e tjera janë më të këqija. Edhe pse gazetaret në Top Channel dhe Klan i ofruan ndihmë që të fliste dhe të fitonte lirinë, ajo nuk hoqi dorë nga vendimi vetëmohues që kishte marrë për t’u shërbyer dhunuesve. Një arsye më e madhe, një frikë më e madhe e ka detyruar t’i shohë diskretimin publik dhe burgun si mundësitë më të mira që i kanë mbetur, të jetë peng luksoz është më mirë se të rrezikojë jetën e saj dhe të familjes.

Zgjidhja e përligjur e një vajze jetime që gjithë jetën ka vuajtur harresën e shoqërisë dhe politikës dhe nuk ka arsye të besojë sot se mbështetja është e sinqertë dhe pa interes. Por, ndërsa ka pranuar këtë fat, ajo nuk mund të durojë më diskretitimin publik. Prandaj duke dalë nga skena, u deklaroi skenaristëve dhe regjisorëve, që janë pengmarrësit- menaxherë të saj, se nuk do të dalë më. 

Xhisiela ishte e dhunuar përpara të mërkurës. Që atë ditë, është peng. Përpara syve tanë. Ata nuk u tërhoqën, përkundrazi, tani që të gjithë i kanë sytë tek Xhisiela, ata e kanë rrëmbyer, po e përdorin si kukull, po i ofrojnë burgun si mundësinë më të mirë, turpërimin publik si shpëtim, përdorimin politik si haraç për çdo ditë që e lejojnë të jetojë. Dhe, nëse dhunimi, torturat dhe kërcënimet deri të mërkurën e 26 shtatorit ishin duke ndodhur larg syve të publikut, në një hotel në Fushë Krujë apo në rrugët e Niklës, tani që të gjithë po e shohin: ajo është peng. Në vend që të të shpëtonte, është robinë e dhunuesve, të cilët tani janë edhe të zemëruar. 

Përpara syve tanë. Kryeministri po e quan horr oficerin e policisë që denoncoi krimin dhe një baba në dëshpërim deputetin, që më pushtetin që i ka dhënë partia e tij, fshehu krimin. Përpara syve tanë po e akuzojnë dhunuesin dhe torturuesin e vajzës për përndjekje, për dashuri të tepruar. Përpara syve tanë, Edi Rama po i quan të paligjshme dëshmitë e regjistruara në Prokurori, ekspertizën mjeko- ligjore dhe të ligjshëm presionin me të gjitha mjetet që deputeti i tij, me vëllain dhe me fëmijët, u bënë efektivëve të policisë. Përpara syve tanë kanë marrë peng Xhisielën, median, ligjin, institucionet e zbatimit të ligjit, përpara syve tanë i vënë në funksion të kriminelëve që kanë futur në parlament, në bashki, në administratë dhe i ekspozojnë në media. 

Përpara syve tanë shteti dhe pushteti po transferohet tek krimi. Prandaj Xhisiela zgjodhi burgun, në vend të kauzës së lirisë që e kemi humbur përpara syve tanë. 

Shkruar për Lapsi.al

12 Comments

  1. Presioni i rilindjes mbi kete vajze si dhe premtimet financiare(mendoj) se e bene punen e saj . Mafia te keshillon nje here dhe te jep versionin qe ti duhet te thuash , pastaj gjithçka varet prej teje . Kjo vajze(e mirkuptoj) u tregua e mençur se nuk ju la rrge tjeter , murit me koke nuk i bihet . Rrofte Mafia pusht-et

  2. Drogaxhiu Edvin Rama e ka kthyer Shtetin ne nje organizate mafioze,dhe Leket e takspaguesve
    shqiptare,ne thesarin e tij.Vetem bastardet e perkrahin akoma politiken antishqiptare te “rilindjes”,
    politiken e kryeministrit”piktor” ,qe ne Bienalen e Venecias ,gazetaret Alexxa Gotthardt dhe
    Scott Indrisek, ja krahasuan pikturat me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti
    të droguar kolegjesh”!!!Skizofreni Edvin Rama ,eshte i vetemi Kryeminister ne Bote,qe akuzohet
    per perdorues droge,duke e pranuar ne heshtje!

  3. Ky shkrim nuk vlen vetem per vajzen, por per te gjirhe shqiptaret. Te detyruar ose ulin koken ose ikin nga syte kembet. Shume e qarte apo jo?

  4. Nga ana tjeter, RREXHEP DAJAKU ndodhet kot ne burg, meqe kjo i ka gjuatur vete me kofshe cigareve firmato te RREXHEPIT.
    LIRONI RRREXHEP FAJAKUN!
    #UNE JAM RRREXHEP DAJAKU

  5. Or llum ti edhe komentuesi ari kari keni qef vetem preshin sumes qe te fluturoni.Rama i fito zgjedhjet 2019,2021 ashtu si i ka fitu qe nga 1994 te gjitha zgkedhjet.Ik e kiu me arin tani.

  6. Po teatrin e harruar shpejt,o burra tek Xhisela tani,neser e ka rradhen ndonje karrlik tjeter,pse me gazeta do te permbysni Ramen,me vjen keq por shalgjati me keta pocaqinj dhe te paafte edhe 10 vjet te tjera do qendroje.Keta gomeret me siper duan te tregojne se sa te mencur jane dhe votojne per Veli mamane pastaj.Merruni me komunizmin duke e share po sic duket bathet PD eshte bere komuniste dhe PS demokrate,

    1. O t qifte ari me hajdarmalluten
      e magjarit mor mi qenefi I zhytur ne llum ,or plehre ish komunistfshataresk I shnderruar ne pseudo djathtist katuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu