• |
ide | kryesore

Reagon Basha: Që Rexhepi të mos dhunojë më, Rama nuk duhet të ketë pushtet

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme pas masës së sigurisë të dhënë ndaj Rexhep Rraja, i cili tha se “Lulzim Basha le ta provojë në votime”. 

Përdhunuesi flet në emër të Rilindjes: “Lulzim Basha ta provojë në votime” 

Sipas kreut të PD-së, Rexhep Rraja para se ‘të ishte përdhunues vajzash ka qenë dhunues zgjedhjesh dhe këtë e tregoi sot’. 

‘Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!’, shkruan në faqen e tij në Facebook Lulzim Basha.

Postimi i plotë: 

Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh.

Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave.

Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.

Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit.

Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet.

Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh.

Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!



4 Comments

  1. Po mire Rama nuk duhet po ti perse cfare vepre ke bere kur ishe Minister i Brendshem u vrane 4 veta ne Bulevatd ne nje proteste,Po kur ishe minister transportesh u be nje nga rruget me te shtrenjta ku thuhet qe afera korruptive ishte 220 milion euro,apo per kohen Kryetar Bashkie qe gati e katandise Tiranen ne germadhe atehere perse meriton pushtet ti na e thuaj.

  2. Po mire Rama nuk duhet po ti perse cfare vepre ke bere kur ishe Minister i Brendshem u vrane 4 veta ne Bulevatd ne nje proteste,Po kur ishe minister transportesh u be nje nga rruget me te shtrenjta ku thuhet qe afera korruptive ishte 220 milion euro,apo per kohen Kryetar Bashkie qe gati e katandise Tiranen ne germadhe atehere perse meriton pushtet ti na e thuaj.

  3. Ku e cuar spikeren e tvsh dhe pastaj na e bere drejtoreshe shtypit ne Bashki,para se te flasesh per te tjere shko pastro mekatet e tua prej perversi luli,pastaj na bej moral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *