• |
ide | kryesore

Rrëfimi pa frena e Aleksandër Gjokës: Kam pirë aq shumë sa mund të mbushen 3 autobotë

Paparazzi



Në vitin 2015, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga policia pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Tani që kanë kaluar tre vite nga ajo ngjarje, i ftuar në emisionin “Rudina”, ai rrëfeu se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli. Këngëtari i dashur për publikun shqiptar shtoi se po kujdeset për shëndetin e tij.

“Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë”, – tha Aleksandër Gjoka.

Ky i fundit ka shtuar se nuk ia mohon vetes një gotë verë një herë në javë. Gjithashtu edhe kolegu e miku i tij, Elton Deda pranoi se tani edhe ai e kishte reduktuar sasinë e alkoolit.

“Kujtuam se do të ndikonim tek Redoni për të pirë më shumë alkool se e pinte dhe ai me ne, por e gjeta veten duke pirë “Coca Cola”, – përfundoi Elton Deda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *