• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i Grobbelaar: “Kam vrarë shumë persona, nuk mund të them sa”

Sport



Lufta shënon përgjithnjë jetët e njerëzve dhe Bruce Grobbelaar nuk bën përjashtim. Ish-portieri i Liverpool u detyrua që në 1975, në moshën 18 vjecare, të kryente shërbimin ushtarak në vendin e tij të lindjes (aktualisht Zimbabve) gjatë luftës civile në Rodezi. U përfshi si zbulues në ushtrinë rodeziane, për të ndjekur gjurmët e guerrilasve antiqeveritar të Robert Mugabe e natyrisht që ishte i detyruar edhe të vriste për të shpëtuar veten.

Në vecanti kujtimi i njeriut të parë të vrarë e përndjek akoma, sipas asaj që Grobbelaar ka thënë në një intervistë për The Guardian: “Ishte perëndim kur pashë hije mes gëmushave. Nuk kupton shumë deri kur sheh të bardhën e syve të ushtarëve. O jeton ti o jetojnë ata. Qëllon, shtrihesh dhe ka një shkëmbim plumbash. Kur pushon zjarri sheh trupa përreth. Herën e parë cfarë ke në stomak të vjen tek goja!”, tha ish-portieri pas një pauze të gjatë.

Numërimi i personave të vrarë i ka humbur prej kohësh: “Sa kam vrarë? Nuk mund ta them. Kam vrarë shumë persona e për këtë e kam jetuar jetën time ditë pas dite. Mund të pendohem për cfarë kam bërë, por jo ti ndryshoj gjërat”.

Grobbelaar rrezikoi të përfundonte në depresion, kur lufta mbaroi (dhjetor 1979) u arratis në Kanada. Fillimisht ndeshjet me Vancouver Whitecaps e më pas thirrja e Creëe Alexandra, deri tek Bob Paisley tek Liverpool ku u kthye në legjendë me 6 Premier e Champions League në Romë në 1984 ku u bë i famshëm për vallëzimin e tij para penalltive: “Tifozeria më quante Jungleman, njeriu i xhunglës. Thoshin se nuk isha i bardhë, që isha i zi me lëkurën të bardhë. Futbolli më shpëtoi nga depresioni dhe mendimet e errëta të luftës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *