• |
ide | kryesore

Shteti i Edi Ramë të rreh, të q…, e edhe të vret po nuk e mbylle gojën

Blog



Përmes ekraneve televizive, shqiptarët e tromaksur kanë ndjekur drejtpërdrejt vdekjen faktike të shtetit shqiptar. Një shtet në hjekë, prej vitesh i mbërthyer në fyt nga krimi i organizuar, sonte është shembur para syve të shqiptarëve, pikërisht në momentin kur Xhisela, vajza nga Nikla e Krujës, ka tërhequr me zë të dridhur gjithë çfarë kishte deklaruar më parë në denoncimet e bëra në organet e drejtësisë për dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ka bërë mirë e shkreta vajzë, që e ka tërhequr denoncimin e saj dhe shpresoj me këtë ka shpëtuar jetën e vet dhe të familjarëve. Publiku shqiptar, me siguri, pas kësaj ndihet i irrituar, i fyer, i kërcënuar, por sa para bën kjo para jetës së një vajze të pambrojtur. E kërcënuar nga i dashuri, e braktisur nga shteti, nga shoqëria, ajo ka bërë zgjidhjen më njerëzore të mundshme: të jetojë.

Publiku, që ka pritur një zgjidhje filmike të ngjashme me filmin italian “Gruaja më e bukur”, kur personazhi i dhunuar Francesca Cimaroza nga mafiozi Vito Juvara, pavarësisht presionit të familjes, strukturave policore të lidhura me mafien, opinionit të vendit ku jeton, i cili, nën presionin e medias, e etiketon vajzën Cimaroza Spia, e bën denoncimin e vet në Polici dhe e çon dhunuesin në burg. Publiku shqiptar duhet ta ketë kuptuar më në fund se heroinat dhe heroizmat bëhen në filma dhe krejt ndryshe ndodh në jetën reale. Për vete e doja Xhiselën të gjallë, jo heroinë, kështu që gjithë mirëkuptimin për zgjedhjen e Xhiselës.

Por, duke jetuar Xhisela, vdiq shteti. Sepse Xhisela nuk është viktimë e dhunuesit, por e vetë shtetit, i cili në këtë dramë është shfaqur me tërë natyrën e tij mafioze. Strukturat e tij nuk e morën kurrë në mbrojtje Xhiselën dhe nuk ia pranuan denoncimet nga komisariati në komisariat. Sepse i akuzuari prej saj ishte djali i deputetit socialist, Rraja. Nënkomisari i Policisë, Nuhu, që e denoncoi rastin u kërcënua gjithashtu dhe pasi iu drejtua të gjitha strukturave shtetërore, përfshi ministrin, Kryeministrin dhe Presidentin, denoncoi rastin dhe u arratis nga Shqipëria për të shpëtuar jetën.

Kryeministri i shtetit të vdekur, në vend që të mblidhte strukturat përgjegjëse dhe t’u kërkonte llogari, e sulmoi nënkomisarin, duke e quajtur horr, gjë që me siguri i ka trimëruar dhunuesit e Xhiselës, e cila sonte në mbrëmje përsëriti fjalë për fjalë versionin e hedhur pak ditë më parë nga deputeti socialist, sikur kishte pasur vetëm një sherr të vogël “për arsye xhelozie”. Kuptohet si ka funksionuar mekanizmi i presionit mafioz derisa fjalët e shqiptuara nga deputeti socialist u shqiptuan fjalë për fjalë nga buzët që dridheshin të Xhiselës. Madje, buzët e saj përsëritën po fjalë për fjalë edhe thirrjen e grave socialiste se çështja “po politizohej”.

Është, pra, deputeti socialist Rraja, strukturat e Policisë, Kryeministri, shkurt gjithë shteti që mban peng Xhiselën. Duke përgënjeshtruar veten, Xhisela e mbajtur peng, ka firmosur vdekjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Përtej zemërimit, mllefit, përbuzjes, dhimbjes, Xhisela robinjë na tregoi të gjithëve se sot shoqëria shqiptare është një shoqëri e mbajtur peng. Se secili shqiptar është peng i shtetit të tij mafioz. Se ky shtet edhe të rrjep, edhe të rreh, edhe të q…, edhe të vret po nuk e mbylle gojën. Shteti e ka hequr edhe leskrën e fundit të asaj çka duhet të përfaqësojë për qytetarët e vet. Shteti është shfaqur haptazi si mafia. /panorama/



8 Comments

  1. Shteti paska rene!Po kur?Kur u mbush parlamenti me deputete” me disa emera”,kur u bene kryetare bashkije,trafikante e hajdute,kur u mbush vendi me parcela kanabisi,kur filluan te fluturojne “mickonjat”,apo “kacatoret”qe do sperrkatnin fushat bujqesore,kur makina e ministrit te brendshem,hynte e dilte,nga Shqiperia e mbushur me kanabis,arme,apo edhe me trafikante,prodhues dhe shites te kanabisit (se ministri,ja kishte shitur,por ,nuk ja kishte shitur,se “ashtu ishte ni ceshtje”),kur Klement Balili,trafikant,i quajtur nga policia greke,si Eskobari i ballkanit shetit i lire dhe nuk e kap njeri,,kur vrasesi me pagese,i njohur jo vetem nga policia,por nga i gjithe opinioni shqiptar Durim Bami,shkon dhe bisedon “shtruar”me ministrin e brendshem-tashma pa makine-mu ne zyren e tij,kur kapen 65o kile kokaine ,por nuk arrestohet pronari i saj,por vetem transportuesi,nen mbrojtjen e garantuesit kryedeputetit socialist Taulant Balla,i cili garantonte edhe 3,5 milion dollaret e ardhur me Tojota Jaris,kur u “vendos”kryeprokurorja pergjitheshme e perkoheshme,por me afat te” pa caktuar”,kur per shkak te vetingut,qe do na reformonte drejtesine,por qe na la pa gjykaten e larte dhe gjykaten kushtetuese,pra kur paska rene shteti yne,sepse simbas ketyre rasteve qe permenda,e shume te tjera,qe nuk i permend,duke rene kaq-e -kaq here,duhej te ishte bere cope e cike,apo nuk kemi,dhe as nuk kemi patur shtet,kur vete pushteti eshte ndertuar nga kriminelet,grupet kriminale,bandat e trafikanteve,bandat e vrasesve me-apo-pa pagese (por me urdher te shefave),Hajdutet dhe pastruesit e parave,duke i kamufluar me ndertimet e kullave e te bunkereve dhe shtepive te gjetheve??????A mund ta di populli si dhe kur e ku paska rene shteti????

    1. shteti shqiptare dhe klasa politike kan vdekur qe para 1 shekulli jo sot sepse asnjeher nuk kan qen ne sherbim te kombit vet feve kulturave te drejtes hakut por kunder tyre ,un shoh veten vetem ne f,b si praktikant besimi ,dhe hulumtues kerkues vullnetare shkenore ne menyre te pavarur,si praktikant besimi ,jam munduar te kryej nje obligim dhe pergjegjsi per diturin dhe perhapjen e saje tek njerzit si keshillim per mire dhe ndalim nga e keqa,qe per kete kemi pergjegjsi te gjith perpara zotit,dhe e shtriva keta aktivitet ne gazeten ora news tre vite deri sa i mbyllen komentet ,gjeta nje rrjet opinion al te blendi fevziut,ne f,b komentova ne disa tema por njeres u dogji me shum elita friksuar bota ne tym dhe flake,dhe Cfar ndolli mbyllen automatikisht komentet dhe kryeministri jone ,diskutoj per te zbatuar ligjin per agjitaion dhe propogand shikoni far ndoll,per fjalen e lire nuk kan fuqi te perballen me faktet te verteten ,duan te bejne padrejtesin sistem jete,ky eshte kulmi,kesaj i thon te ngjallesh te vdekurin te besh ate qe nuk funksionon ,nuk ka sukses ,nuk ka burim fakti suksesi ligji funksioni sepse nuk eshte krijuar si e tille eshte rrug problemesh pa zgjillje,a laps te komentoj tek gazeta lapsi al ,kam ven re vitin e kaluar ma mbyllen disa here me ore te tera si gazet jo me si koment, fill pasi komentoja,shikoni sa te fuqishem jane,hapa faqe ne ,f,b me baze islame komentoja dhe postoja vidio ,nga youtubo ne f,b,e dini me benin ,me kishin postuar nje vidio ,me flamurin e isisit para dy vitesh dhe te rrjetit f,b me benin pyetje me mesazhe kjo vidio u gjet ne faqen tuaj,ku e more ,shiko far qellimesh djallezore,vetem aktivitetin tim f,b disahere me ka detyruar ta nderres,e pse sepse jam musliman , dhe muslimanet kan qellim shpetimin njerzore punet dhe veprat e mira sepse keto u duhen per te fituar perjetesine ne boten tjeter me parajse,me meshiren e zotit ,ku kjo veprimtari nuk eshte tjeter vese dobi ne dobin dhe shpetimin e vet atyre qe ndalojne por ende nuk e kuptojne,kur komentoja tek ora news me vinin dhoj mesazhesh ,per te ndalur veprimtarin ,tani me kan bere kompjutrin me difekt mungojne germa per te me vishtirsuar shkrimin ,me duhet ta ralizoj me fotokopjim se fundemi ne f,b duke pare shtetin si industri krimi ne rritje,dhe popullin si viktim krimi duke u kriminalizuar akuzuar dhe grabitur si shkak i politikave te sundimit[/],ne ,f,b desha te aplikoj nje metode te organizimit te mendimit ne forme te grupuar sipas veprimeve dhe ullzimit zotit nje metode me e perparuara per kohen per ti sjellur njerzit nga rruga problemit pa zgjillje drejt rruges se zgjilljeve pa probleme e ila eshte e verteta e pastert lehte ,dhe e kuptueshme si pjese e natyralitetit ton ,mbasi i kemi mundesit rrjetin e komunikimit ,kuranin dhe synetin ku per do teme dietaret e kan punuar ne menyren me te mire ,me mbetej vetem te aplikoja skemen per ti marrur gjitha ligjeratat per do teme permes kapitujve me nje teme perqasje per te ftuar dhe lehtesuar te interesuarve ,do gje qe ato kan nevoje, ,po ne pak kohe ma mbyllen faqen veprimtari e dyshimt ,dhe ne pak ore e hapen duke kufizuar per te mos lejuar qe ideja grupim mendimi dhe grupim kuptimi per qartesi zgjillje suksesi. me pas un i fshiva te gjitha ,sepse mu la nje mundesi pa frut,nje dika eshte e habiteshme ne do pikpamje nese nisesh per te shkatrruar njeriun ne moral i ke rruget e hapura ,ne rrjetin soial i mirpritun nese deshiron te forosh moralin nder njerez te drejten hakun ,,rruget do ti gjesh te mbyllura edhe nese duken te hapura sepse dituria dhe zhvillimi saje nuk perblillen me nje fjale ,aty ku eshte pika lilljes dhe suksesit aty te bejne shkeputje ky ishte fati yne por kaq pergjegjsia ime sepse shperblimin e perakton vetem i malli zot,kisha nje hulumtim disa vjeare shkenore per motorin premobil,ne fushen magnetike ,tek kriku me vaj reduktori ,dhe [leva ,] nder vite kam publikuar disa here kerkesen per ndihmes bashkpunim por nuk mu pergjigjen njerzit e duhur ,kurse per shte apo njerez te padrejte ka ikur besushmeria pasi me grabiten pronen dhe ndjehem i zgenjyer ne do pikpamje tre brezni nga kjoklas politike ne nje shekull ,tani distanohen nga do aktivitet ,per shkak se un bera perpjekjet me sinqeritet por kur njerzit nuk duan ,te pakten hoqa nje pergjegjsi perpara zotit keshillimin per mire dhe ndalimin nga e keqa,sejilile te shijojne frytet e ritmit te zgjelljes vet,ne mendimet fjalet dhe veprat e tije ,pavarsisht se te drejtjen hakun e don per vete dhe padrejtesin e urren por duke vepruar padrejtesi ndaj tjereve ,zoti padrejtesise i ka vene ndeshkim dhe veprave te mira shperblim ,por qe shkatrrimin dhe ndeshkimin e vet askush se deshiron ,por zoti mallerishem nuk la asken pa shprese duke bere obligim dhe pergjegjsi diturin ta mesojme ullzimin e tije praktikojme dhe tua tregojme tjereve ne dobin e tyre ,e kur tjetri nuk deshiron veten e tije me refuzimin e te vertetes eshte eshtje tije deri ne kete pike vjen obligimi ,me durim butesi ne menyren me te bukur tjereve tu komunikohet e verteta kaq ishte mundesia pjesa tjeter i takon te mallit zot faleminderit ju te rrjetit per mundesin e transmetimit

  2. Hallall Profesor! Kemi nevoje per njerez qe flasin troç.
    (Dhe mos harroni #unejam rrrexhepdajaku)

  3. Shteti po shfaqet si Mafia? Shteti i eshte dorezuar mafjes. Nuk ka dallim mes tyre. Jane nje. Dhe vetem nje kryeminister i kapur sepse i dobet, i paafte, frikacak, i pasigurte, i paburre mund te sillej keshtu me pushtetin aq pushtet sa mori nuk i mjaftoi per tu sheruar. Dhe eshte ne kaos tani. Ne panik. Ne nje inerci qeverisjeje nga me qesharaket por dhe me te demshmet. Demi me i madh eshte braktisja e vendit. Eshte humbja e shpreses. Eshte varferimi. Eshte delegjitimimi i vleres dhe i njeriut te ndershem dhe glorifikimi i injorances dhe njeriut te korruptuar . Eshte tallja me inteligjencen. Eshte modeli i dallkaukut qe i meson cdo dite shqiptarit te ri. Eshte genjeshtra e falciteti . Eshte propaganda ne kufi te absurdit. Ai do bjere. Ka rene. Por me PPP , tokat e kanabizuara, kullat bosh ku lahen parate e krimit papunesine e borxhin e madh – nuk di sa breza do vuajne e nuk di a do mbetet njeri ne kete vnd .

  4. Jo ne fund do ngelen qenefrit me pjellat e tyre ne kete vend te jeni te sigurt. Te tjeret vende te bukura i presin….. Ta gezojne dhe te gezohen. Ne fund cdo gje shkon ne vend te vet…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *