• |
ide | kryesore

Tiranë, gardisti gjendet i vdekur, dyshohet se ka vrarë vret veten

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në ambientet e Gardës së Republikës, ku një punonjës është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve që përcjell Ministria e Brendshme, punonjësi i Gardës, 30-vjeçari me inicialet A.M., është gjetur i pajetë rreth orës 23:00.

Sipas MB-së, dyshohet se gardisti ka vrarë veten me armën e shërbimit. Fill pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti i rëndë është kryer ne kushtet e tronditjes psikike. Sakaq, të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Kujtojmë se pak muaj më parë, në ambientet e Gardës së Republikës, konkretisht më datë 30 qershor, u gjet i vrarë me plumb në kokë brenda një makine, Shkëlzen Çorbja shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. pas hetimeve, rezultoi se Çorbja kishte vrarë veten me armën e shërbimit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *