• |
ide | kryesore

VIDEO/ Banorët dhe nxënësit e fshatit Mengel bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Lajme, Të fundit

Banorë dhe nxënës të fshatit Mengel kanë bllokuar aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ata janë futur në ditën e 21-të të protestës, pasi kërkojnë hapjen e shkollës në këtë fshat.

Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Fëmijët shprehen se duan të hapet shkolla duke thënë: Le të hapet shkolla jonë. Duam mësim. Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit.

Ndërkohë një nga nxënëset shprehet se duan që shkolla të hapet pasi nuk duan të shkojnë në Elbasan të bëjnë mësim, pasi është larg.

 

 

2 Comments

  1. Sheh protesta ne France p.sh. per ndonje mini-subvencion per studime, qe shqiptaret e harxhojne per kafe dhe pastaj sheh keta femije, ne rruge, jashte shkolles, qe protestojne.. protestojne, per cfare?? per nje godine shkolle. Kujtoj leket qe harxhoi qazoja per te prere portokallet, mund te kishin mjaftuar te rregullohej ajo shkolle.. si ka mundesi na drejtojne njerez kaq tew pashpirt, qe shohin keto pamje dhe nuk preken???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu