• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tension në Elbasan, policia përplaset me banorët dhe fëmijët

Kryesore, Lajme

Përshkallëzohet situata mes policisë dhe banorëve të fshatit Mengel në Elbasan. Ata po vijojnë protestën e tyre duke bllokuar aksin Elbasan-Librazhd. Ata protestojnë prej disa orësh protesta për hapjen e shkollës në Mengel. Situata është tensionuar, teksa Forcat Speciale janë përplasur me banorët dhe fëmijët.

Policia duke u përpjekur që të hapë kalimin e makinave ka formuar një kordon për të penguar banorët dhe nxënësit që të ndalojnë qarkullimin. Nga ana e tyre banorët janë përpjekur që të vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar  këtë aks. Pikërisht në këtë moment, më së shumti gra dhe fëmijë janë konfrontuar me forcat e policisë.

Në video e siguruar nga Lapsi.al dëgjohen britma të banorëve gjatë përplasjes me policinë, ndërkohë ka nga ata që shprehen se janë goditur nga efektivët.

Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i pranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdini. I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boçi i cili po diskuton me policinë.

Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit. Ata shprehen se nuk duan të shkojnë në Elbasan pasi është shumë larg dhe duan që të hapet shkolla e tyre në fshat.

Më herët ka pasur edhe përplasje mes shoferëve dhe banorëve për shkak se bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve.

 

7 Comments

  1. C’a jane keta kafshe ore qe bllokojne rrugen !!!!!

    Ku kane pare keta te bllokohet rruga ne Europe, te bllokohet Parisi, Lioni dhe Berlini, apo te digjet Athina, Roma Barcelona??

    Ku i kane pare keta legena keto skema bllokimesh ?

    Ku protestojne keta fshatare ? Ne mes te rruges?? Per cfare protestojne ??

    Futni ore policine ti zgerdhije ne dru, ose ose me mire akoma, futni banden e S.Celes dhe Q.Sejdinit ti hyje ne dru ti q___ robt legenave

    Dun shkolle kta pabuksat! Dun me u arsimu pa lek!

    Pse sdo bojn noi lek kta ne Elbasan sic ben lali eri ne Tirane? Ka gje te keqe ktu , apo qe te lejme pa shkolle?

    Popull veshderr, doni shkolle !

    1. fuga-ist qfar jan keta krymba qenefi te negjmijes si fugiste,rama,e qazim mut krimineli qe rikonstruktojn shkolla ne dimer kur kishin ter veren .qfar mut qenef njerz jan te detyrojn femijt te shkojn kemb 10 kilometra ne shkoll.qfar shurr negjmije jan balla,vasilika pyka,edvini ruqi,spartak braho qe luajn me shendetin e femijve.monstra stalini.

  2. @Fuga: tamom daku, ti mysin qenat, dashkan shkolle.. Dum protesta serioze per zgjedhje, kuti, vota,.. Keta ta myllin gojen, te rrine rehat pa shkolle, se kur te rriten i fusin naj master si te lindites nikoll me naj shkoll private ene s’lodhen hic..

  3. o Fuckist ti qenka bole komplet, te ka ngele televizori bardhe e zi si ne kohet e Dulles dhe sdi cndodh neper bote.Athina kushedi sa here eshte bere flake, Londra, ne amerike ne vitet 70 po ti aq njohuri ke aq flet. Sipas teje mileti duhet te vazhdoje teorine e deles se bindur. Ik e futi nai pjate supe se e bere detyren per sot

  4. Po Zakos do i mbyllet shkolla apo do e dergojne ne privat. Ore duhet qire motra ketyre qe urdherojne te sulmohen familjet me femije!.

  5. Nuk jam per bllokimin e rrugeve nga protestuesit.Ne qofte se proteston shko blloko istitucionet jo rruget nacionale ku njerzit kane halle kane probleme,te semure E perjetova vete kete makth pese ore ne rruge i bllokuarne Fushe Labinot ku radha e automjeteve ishte me kilometra e gjate qe afer Peqinit deri ne Librazhd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu