• |
ide | kryesore

Vuçiç pas takimit me Putin: Zgjidhja për çështjen e Kosovës, ende e largët

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha në Moskë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është ende e largët. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, i dyti gjatë këtij viti, të cilin e falënderoi për qëndrimin e vendosur në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

“Pavarësisht nga përpjekjet tona për të arritur kompromis dhe për të ndihmuar qëndrueshmërinë ndërkombëtare, jemi ende shumë larg nga çdo zgjidhje për problemin e Kosovës”, – tha presidenti serb.

Vetë Putin e ka mbështetur politikën e Serbisë për Kosovën, duke thënë se për Moskën është e pranueshme vetëm një marrëveshje, me të cilën bie dakord edhe Beogradi. Serbia, një aleate tradicionale e Rusisë, synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por ecën në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

“Serbia, si shtet i pavarur dhe i lirë do të ruajë neutralitetin ushtarak dhe mendoj se, sot Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që i përmbahet kësaj politike”, – i tha ai presidentit rus.

Një pjesë e madhe e serbëve vlerësojnë qëndrimin kundërshtues të Moskës ndaj Pavarësisë së Kosovës, që u shpall 10 vite më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Megjithatë, Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në shkëmbim të afrimit më strukturat europiane.

Presidenti serb, ditë më parë e kishte shpallur të humbur politikën e tij të vënies së kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës. Pas takimit me presidentin rus, ai u tha medieve serbe, që po e ndjekin vizitën e tij në Moskë, se nuk ka çfarë të flasë për një plan të tillë, që sipas tij e kanë hedhur poshtë edhe Bashkimi Europian, edhe shqiptarët, edhe serbët. /TCH



2 Comments

  1. serbet po provojne ,do ide kunder shqiptareve si zogu qe hillet deg me dege ,tani qe i shetiten gjitha deget shpresoj te binden ,qe padrejtesia nuk triumfon ,nuk ka sukses,dobi,vese humbje ,ndeshkim shkatrrim,dhe pas kesaje duke qene se humbjen ,shkatrrimin ndeshkimin nuk e duan ,pritet qe nga bindja dhe pamundesit te pranojne,vetem suksesin i cili ju vjen vetem me te verteten drejtesi hak ky moment pritet te vijne shum shpejt ,rngjarjet ne vazhdim ,do tu sjellin rrethanat ,e pamangeshme te pranimit mbasi ne finale me shum duan jeten sesa humbjen e saj ne keto pika po vihen te gjith ,ku ekzistena saje varet vetem nga e uniteti ,duke u bere gjith ndihmes dhe plotesues ne dobi,,ku kjo nuk arrihet ndryshe vese me drejtesi hak jo padrejtesi,

  2. serbet po perpiqen te orientojne ralitetin sipas interesit ,ju them jo lle jo ,ju po kerkoni dika qe nuk ralizohet sepse raliteti e verteta eshte e orientuar qe me krijimin e saje dhe gjithkaje,ku ka krijim baz ligjeve dhe funksion baz ligjeve qe padrejtesia eshte sprov humbje dhe drejtesia te vertete drejtesia eshte funksion suksesi ,kurse padrejtesia jo ,e si mund ta beni ju zoterinje ligj suksesi padrejtesin ,nderkohe qe padrejtesia nuk ka krijim fakt funksioni,kurse e verteta po,sepse sipas saje funksionon jeta do gjallese dobit sukseset,ku e gjeni vrimen e miut te futeni qe te jeni te sukseseshem ,a e shikoni qe kudo qe perpiqeni te kerkoni ndihmese ne padrejtesi ju nuk mund tu perkrahin sepse e din qe nuk kan sukses,sepse nuk jan te gjith si ju,veprimet tuaja tregojne qe jeni politikan te paformuar potenialisht,po ashtu dhe si komb dhe si shtet duhet quajtur problematik ,per tjeret qe duhet ullhequr me proktatariat nderkombetare,jo me ulleheqes fashist qe jan rrezik potenial per mbar njerzimit mbasi si shtet ju botes i sollet nje lufte boterore ,mos mendoni se kaloni pa ndeshkim si mori gjermania per luften e dyte ,mos mendoni se bota nuk ju monituron, ne keto 1oovite per krimet ne ballkan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *