• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Bulqizë

Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Viktima është një 40-vjecar. Ai po lëvizte me këmbë kur u godit nga një makinë me targa italiane. Shoferi e ka lënë në mes të rrugës dhe është larguar, por u ndalua më vonë nga policia.

“Në Fushë-Bulqizë, është marrë njoftim se një automjet me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar. Menjëherë kanë shkuar shërbimet policisë në vendngjarje, dhe nga verifikimet paraprake, kanë konstatuar se është përplasur nga një automjet dhe më pas ka humbur jetën shtetasi K.K, rreth 40 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi T.S, që shkaktoi aksidentin e u largua nga vendi i ngjarjes, u kap nga policia disa minuta më pas, dhe është shoqëruar në Komisaristin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *