• |
ide | kryesore

Artan Lame: Mos nxitoni për legalizimet, nuk do iu digjet shtëpia

Lajme, Të fundit



Të gjithë qytetarët, të cilët kanë një banesë të ndërtuar para vitit 1991 do të kenë mundësi ta regjistrojnë në çdo kohë. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se nuk do të ketë një afat për qytetarët për të bërë regjistrimin.

“Në ditët e para pas hapjes së sporteleve, pra para dy javësh dhe aktualisht në disa prej sporteleve, ende ka dyndje qytetarësh që nuk e kuptojnë mirë. Mendojnë se është me afat kjo punë, mendojnë se ju dogj shtëpia. Nuk ka afat! Pra regjistrimi i banesave është pa afat. Edhe pas 10 vjetësh teorikisht një qytetar që do trokasë në derën e shtetit për të kërkuar regjistrimin do ta bëjë regjistrimin” u shpreh Lame.

Ky shërbim tha Lame do të jetë falas deri në një territor prej 300 metrash. Më pas pjesa tjetër që mund të jetë në oborrin e shtëpisë do të blihet me çmim tregu.

Kanë vetëm tarifën e shërbimit që është minimale. Prap risi në raport me vendimin e qeverisë ekzistues është fakti që deri në 300 metra terreni është falas. Duket sikur kjo qeveri vazhdon të falë pa fund, por procesi i legalizimeve kishte sensin falas, një premtim që u bë realitet. Në rastin konkret falas bëhet për një arsye tjetër. Kur këta qytetarë e kanë marrë atë 300 metërsh nga shteti në atë kohë, nuk ka sens që shteti pas 50 vjetësh t’i thotë bjerë lekët e tokës. Për këtë arsye deri në 300 metër e kanë falas, mbi 300 metra nëse ka cepa, trekëndësha, rripa toke që nuk mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër apo ai e ka brenda oborrit dhe pranon t’i blejë, do t’i blejë me çmim tregu dhe bëhet pronari i të gjithë atij territori”

Por, Lame kishte një thirrje për qyetarët:

“Të paraqiten në sportelet tona këto 2-3 muajt e parë vetëm ata që e kanë të domosdoshme. Që do të thotë në rast se në rang Republike janë dhjetëra -mijë, përllogariten nga 40-60 mijë shtëpi të para 1991 të paregjistruar, ata që e kanë të domosdoshme ta bëjnë regjistrimin janë disa mijëra. Që do të thotë; ai që do t’i japë bankës për kolateral, ai që do ta shesë shtëpinë, ai që do ikë jashtë shtetit, apo dikush që do t’ia ndajë fëmijëve, ai që do ta shesë sepse do marrë një tjetër, pra që ka arsye të domosdoshme që ta regjistrojë, bujrum hajdeni pranë sporteleve të ALUIZNI-t në gjithë Shqipërinë dhe ne po e presim këtë fluks. Të gjithë të tjerët që nuk i detyron asgjë për momentin le të presin me qetësi që të kalojë kjo valë e parë e qytetarëve të domosdoshme”.



4 Comments

  1. O-lamce-c’kini keto idiotesira o te pjerdhur nga mende,Po a ka familje ne fshat o i pjerdhur te mos kete mbi 300 metro toke prane shtepise ata qe ne kohen e koperativave kane pasur mbi 1000 m2 toke prane banesave te tyre dhe sipas teje o mendje rjedhur ,pjerdhur kete toke qe e kane te tyren vetem e vetem se e kane prane shtepise duhet sipas teje ta paguajne me cmimin e tregut .

  2. Po me koleksionistin c’patet xhanem
    Tjeter burre i beri shqipetaret me shtepi e dyqane . Ju mburreni si gjeli maje plehut. Jeni hajdute te sofistikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *