• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet ironisë së Ramës: Dje mbroje Roshin, sot Taulant Ballën (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha shkruan në Twitter se sa herë Rama kapet mat, reagon në të njëjtën mënyrë.

Basha iu përgjigj me një video ironisë së kryeministrit, i cili si për t’i vënë kapak akuzave të artikuluara nga çështja e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja, ka nxjerrë në skenë një tjetër debat, atë për paketën anti-shpifje.

Edi Rama është në hall të madh, flet sërish për një paketë antishpifje 

“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”, shkruan Basha, duke i bashkangjitur postimit një video nga deklaratat e mëparshme të kryeministrit për Elvis Rroshin.

Më herët kryeministri Edi Rama ironizoi në “Twitter” se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Krujës siç pretendon PD, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Sali Berisha ka qenë në Hollivud për të luajtur ‘Pretty Woman’. Ndërsa Basha e sheh zgjidhjen tek vettingu i politikanëve, Rama e shikon tashmë tek paketa antishpifje që do të propozohet së shpejti nga maxhoranca.



3 Comments

  1. o Lule kurva digj mandatet dhe ngre miletin ne protesta po ke bythe, ne rast te kundert largohu dhe ler dike tjeter ta bej ate pune

  2. O njerez duhet te kuptoni dicka. 1 mandatet nuk i le dot se nuk e len nderkombetaret. 2 ne zgjedhje do futet se prap nuk e len nderkombetaret. 3 rremuj nuk ben dot se nuk te len ndorkombetaret. E vetmja menyre jan zgjedhjet. Po luli nuk frymezon njeri qe te fitoj zgjedhjet se nuk di cfar do, deri dje e shante lsi-n dhe camet tani u be me ta. Eshte i paqendrushem i pabesueshem dhe pa ide. Dhe e keqia me madhe eshte se ate parti e drejton akoma berisha, dhe njerzit nuk jan me budallenj qe ta besojn serisht njeriun qe e beri kete ven nje lesh te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *