• |
ide | kryesore

Befasia/ Inter kërkon Marotta dhe ka nisur kontaktet

Sport



Nga Juventus tek Inter. Beppe Marotta mund të ketë gjetur klubin e ri, pas lamtumirës nga bardhezinjtë. Sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, të hënën ka patur një takim në Lega mes ish-administratorit të deleguar të Juventus e Steven Zhang. Pas mbledhjes zyrtare në rrugën Rosellini, djali i pronarit të Inter e njeriu ndërlidhës mes Suning e Milanos, është shprehur entuziast për takimin me Marotta e ka përshpejtuar kohët për të mbyllur akordin.

61vjecari do të hynte kështu në stafin zikaltër, duke mbyllur boshllëkun e lënë nga Ëalter Sabatini. Zhang jr në këtë moment ka ngut të përfundojë marrëveshjen, duke qenë se ish-drejtuesi i Juves synohetr nga disa shoqëri, përfshirë Milan.

Tani duhet pritur mbyllja e raportit me Juventus. Në 25 tetor përfundon kontrata e tij si administrator i deleguar, ndërsa duhet gjetur një akord për atë të drejtorit të përgjithshëm që është e pakufizuar në kohë. Vetëm pas zgjidhjes së kontratës, mund të nisë një aventurë e re për Marotta në krah të Antonellos e Ausilios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *