• |
ide | kryesore

Champions/ Liverpool, Barcelona e PSG në fushë, për Napolin e Hysaj ndeshje për të mos u humbur

Sport



Pas surprizave të mbrëmjes së djeshme në Champions League, pretendetët e pozicionuar në katër grupet e para zbresin në fushë të paralajmëruar. Atletiko Madrid, Barcelona, Liverpool e PSG kërkojnë të mos bëjnë hapa fals, në ndeshjet e dytë, që mund të rezultojnë decisive në vendosjen e surpremacisë në grupet e tyre.

Dy skuadrat fituese të Grupit A, Atletiko Madrid e Borussia Dortmund duket se do të shkojnë në përplasjen direkte me pikë të plota, por nuk mund të gabojnë në shtëpi, respektivisht kundër Brugge e Monaco.

Tottenham-Barcelona është sfida vendimtare e Grupit B, aty ku mund të ndryshojnë hierarkitë në rast të një fitore të anglezëve. Shpreson shumë Interm që të marrë kryesimin e grupit përpara se të vizitojë Barcelonën ndeshjen e ardhshme. Zikaltrit janë të impenjuar përballë PSV Eindhoven, që sidomos në shtëpi, nuk është një kundërshtar i lehtë.

Apeli i fundit ndoshta për Paris Saint Germain dhe Napoli në Grupin C. Francezët humbën në debutim me Liverpool dhe nuk kanë një ndeshje të parezistueshme kundër Crvena Zvezda. Shumë më e vështirë për Napolin e Ancelottit, që e komplikoi punën me barazimin në Beograd në ndeshjen e parë. Tani për Hysajn e të tjerët mbetet alternativë fitorja kundër Liverpool.

Në Grupin D Gallatasaraj është skuadra e vetme fituese, por Porto shpreson të përmbysë renditjen kur dy formacionet të përballen në Dragao. Për tu futur në lojë, në ndeshjen tjetër, Schalke 04 duhet të fitojë në Rusi kundër Lokomotivës së Moskës…

NDESHJET
Champions League – Grupi A
21:00 Atletico Madrid – Club Brugge
21:00 Borussia Dortmund – Monaco
Champions League – Grupi B
21:00 PSV Eindhoven – Inter
21:00 Tottenham Hotspur – Barcelona
Champions League – Grupi C
18:55 Paris Saint Germain – FK Crvena Zvezda
21:00 Napoli – Liverpool
Champions League – Grupi D
18:55 Lokomotiv Moscow – Schalke 04
21:00 Porto – Galatasaray



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *