• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo mbrohet: “Duan të fitojnë para nga unë. E kam ndërgjegjen të pastër”

Sport



Pas njoftimeve për rihapjen e hetimeve në lidhje me akuzat për përdhunim, ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo. Dy tëeet për të shpjeguar me qetësi, se akuzat për ngacmim seksual për një episod që i takon vitit 2009 në një hotel në Las Vegas janë fryt i fantazisë. Që dy ditë më parë Cristiano Ronaldo pati thënë: “Janë të gjitha falsitete, jam një njeri i lumtur, por ka nga ata që kërkojnë pak publicitet “. Reagimi i sotëm, në profilin e tij zyrtar, është më i qartë.

“Mohoj kategorikisht akuzat që janë bërë për mua. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithcka që unë jam e në të cilin besoj. Nuk dua ti shkoj pas spektaklit mediatik të krijuar nga persone që kërkojnë publicitet e të bëjnë para në kurrizin tim. Ndërgjegjia ime është e pastër, do të më lejojë të pres me qetësi rezultatet e gjithë hetimeve”.




1 Comment

  1. Ronaldo nuk ka kohe me cil te shkoje me pare se i luten, le pastaj te mendoje per te perdhunuar. Brockulla kurvash qe duan te behen “te famshme” e te zgrepin ca para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *