• |
ide | kryesore

Del nga burgu ish-zyrtari i ARRSH-së, u arrestua për abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan

Lajme, Të fundit



Apeli i Krimeve të Rënda liron nga burgu dhe dërgon në arrest shtëpie, Albenc Aliten, ish-zyrtar i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ish-drejtori i njësisë së menaxhimit të projektit të rrugës ende të papërfunduar, u arrestua disa muaj më parë, bashkë me ish-kreun e ARRSH Dashamir Xhika dhe Aksel Qurdukën.

Xhika, u lirua para disa javësh nga gjykata e Shkallës së Parë, por Apeli e riktheu sërish në burg. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se tre ish-zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ka abuzuar me fondet e rrugës, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej afro 80 mln euro.



1 Comment

  1. Ti popull po nuk paguajte 30 mije lekshin e dritave te pret burgu-edi rama
    Sa ke vjedh ti xhika?80milion euro?Me jep 30 dhe je i lire -edi rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *