• |
ide | kryesore

Deputeti i PS-së pjesë e një incidenti në Serbi/ Provokim me flamurin shqiptar para Parlamentit, ndërhyn policia (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është bërë protagonist i një incidenti në Serbi. Lapsi.al siguron një video, ku deputeti i Lezhës, bashkë me dy miqtë e vet, janë pikasur nga policia serbe duke bërë një gjest provokativ, të paktën kështu e konsiderojnë autoritetet aty. Dy miqtë e Ndreut kanë pozuar për foto me simbolin e shqiponjës me duar, përpara parlamentit të Serbisë. Por menjëherë pas kësaj, policia ka rrethuar makinën e Pjerin Ndreut, derisa mikut të tij i morën celularin për të fshirë foton. Deputeti vetë ka qenë në makinë gjatë gjithë kohës, ndërsa atë çfarë kishin bërë miqtë e tij ia tregoi policia. Për më tepër shihni videon më poshtë dhe debatin anglisht mes shqiptarëve dhe policëve serbë.

©LAPSI.al 



9 Comments

  1. Normale, jane vigjilent serbet, jo si ne heqim breket para te gjithve dhe bejme si kosmopolitane kur serbet provokojne me flamur ne mes te tiranes. I presim ne zyret shteteteore kryepeshkopin antishqiptar qe erdhi per antishqiptarin keyepeshkopin grek. Tani ti japim dhe telekomin dhe ta quajm normale, dhe jo provokim te rende e me pasoja te medha.

  2. Keta kriminelet e ridhjerjes pozojne dhe iu bejne karshillek me simbolet shqiptare per tu dukur me patriote .Amund te jene kriminelet ,trafikantet patriote?

  3. Doli dhe Pjerin pordha pjese e skenarit rilindas per te kap faqet e para te gazetave dhe mediave te gatshme per kshu karrlliqesh gjoja nacionaliste fshatareske te prostitutave politike si Pjerin pordha

    Ju ka bo Edi Rama si lesh ju ka bo, ca i do trapi bo me ju. Jeni komplet te marum , svleni asi lek. Pjerin pordha

  4. Nderkohe Janullatosi fton prifterinjte serb dhe disa serbe te tjere te Kisha ortodokse shqiptare ne qender te Tiranes, dhe serbet bujarine dhe mikpritjen tone, na e kthyen duke provokuar dhe pershendetur qytetaret qe kalonin aty me flamurin e tyre serb. I ftuam dhe na provokuan ne shtepine dhe sofren tone disa serbe te thjeshte, kurse deputeti yne(qe ka statusin diplomatik) nuk guxon te beje nje foto me shqiponje tek shteti i tyre. Dhe per tu bere edhe me shume bujar ndaj serbeve, ne u ofrojme edhe Telekom Albanian, nje kompanie serbe, Sot ata marrin Telekomin, Neser,prona ne bregdet. Pasneser i 100 fishojne martesat serbo-shqiptare. Dhe te gjithe keto arritje, i arrijne ne menyre paqesore dhe me miratimin tone(nqs ne i lejojme). Cfare “pabarazie” Cfare vete-diskriminimi! Po ku behen te mire serbet?

    1. Mos te lejojme t’i jepet Telekom Albania serbeve, per asnje cmim. Nqs shteti “ka nevoje per pare” dhe nuk e ka problem te shese dinjitetin shteteror dhe kombetar per 60 milion euro te serbeve, atehere le te mblidhen biznesmene shqiptar dhe ta blene vete Telekom Albania. Mos harroni, ky eshte vetem hapi i pare qe serbet do tentojne te bejne. Nqs kete e nisin me “kembe te mbare” dhe te papenguar nga ne, do vazhdojne me tutje me planet e tyre

  5. Baballaret e kombit! Keta qe nuk kane lene gje pa vjedhur( te dy krahet). Sa gje e shemtuar!
    Tani po i japin dhe T Mobilen, nderkohe Salvini ja dhjet atij pijanecit Junker dhe me te drejte duke i thene qe: Flisni keq per Italine se doni te blini firmat vendase me cmime te lira.
    Ne nuk lame gje pa shitur duke filluar nga nafta, deti, porti, aeroporti, hidrocentrale, metalurgjine.
    Del ai palla i gjate dhe njerezit kan qejf se i kujtohen kohet e kaluara, gju me gju me popullin. Del ai dhe ja “dhjet” Presidentit serb ne Beograd dhe nderkohe do i shese kompanine celulare. Ai po na e dhjet neve te gjitheve dhe ne qe nuk i japim pergjigjen e merituar ketyre kellirave, qe skane bere asgje tjeter por thjesh kan vjedh ckane mundur. Nuk jemi ne lufte por kemi emigrante ne gjithe BE sikur jemi ne lufte. Keta duan plumbin te 140, bashke me qelbesirat qe kane dale nga ai parlament neper pozicione te tjera , nuk ka zgjidhje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *