• |
ide | kryesore

Edi Rama është në hall të madh, flet sërish për një paketë antishpifje

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për atë që tashmë njihet si cështja ‘Xhisiela’. Ai ka marë në mbrojtje Taulan Ballën, duke ironizuar me akuzat e nënkomisarit Emiljano Nuhu se kreu i grupit parlamentar të PS-së ishte në komisariatin e Fushë Krujës për të mbrojtur djalin e deputetit Rrahman Rraja.

“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, shkruan Rama.

Kjo është hera e dytë brenda 24 orësh që kryeministri flet për një paketë antishpifje, pa dhënë detaje se cfarë është konkretisht. A është Rama vërtet i brengosur për shpifjet apo po e përdor si shashkë politike për të zhurmuar skandalin ‘Xhisiela’ apo këkesën e opozitës për vetting politik?

©LAPSI.al 

 



6 Comments

  1. Rri, e rri dhe e qet ndonje rromuz tymnaje, sic e ka ne karakter, qe te largoje vemendjen nga skandali, dhe te thote se ne cdo denoncim, ka mashtrim e genjeshter, qe punet e zeza te tij, e qeverise ti ecin mbare, vetem mbi djallezite e djalleziut. Nuk ka me se cte prodhoje si propagande, mbasi u konsumua e u zhveleresua plotesisht ne keto vjet, nga tere bemat e aventurat bere keq nga banda e pushtetit te rilindasve.RAMA IK….

  2. në vafshim dhe 100 vjet kështu si po vemi përsëri do të jemi kështu kaq poshtë. Faik Konica.
    kjo është tamam për ju o lapsa.al
    jeni për tu mëshiruar.

  3. Me njerez si ju ju Rama jo vetem i fiton zgjedhjet por habitem pse i ben. Le ta ktheje si ne kohen e Enverit se demokracia eshte thjesht nje fasade e shemtuar pas te ciles fshihen neobllokmenet. Arnautistani eshte de facto ne diktature ku i vetmi ndryshim me vitet e diktatures eshte qe tani fol sa te duash dhe ste fut njeri ne burg per agjitacion e propagande, por te le papune ose te vret prapa shpine

  4. Asnjë nuk ka thënë që Talo Balla është parë në komisariatin e policisë së Krujës me kobure në brez. As oficeri i policisë Nuhu, që Rama e ofendon me fjalën “horr”, nuk e ka thënë këtë.
    Pse shpif Rama kur përmend koburen e Pallës ?
    Mandej meqë Ramës i qenka mbushur mendja të dënojë me ligj shpifjen. Le ta fillojë me Mero Bazen se ky ja hapi namin se Gregori është bir i Kristaqit.
    Qëkurse erdhi në pushtet në 2013, nuk e kemi dëgjuar Ramën që ta quaj partinë opozitare më të madhe në Shqipëri, Partia Demokratike, por me emrin e shpifur prej tij , SHQUP-i, duke shkelur kështu ligjet e drejtësisë e Kushtetutën në respektimin e partive opozitare me emrat e njohura ligjërisht nga gjykatat. Nëse për çdo herë që e ka përdorur rrugaçërisht këtë emër për të përqeshur partinë e opozitës, do të dënohej me gjobë, nuk do ti dilnin edhe paratë e fshehura në Ofshore për të paguar gjobat.
    Nuk bën askënd për të qeshur humori idiot i Ramës kur kërkon të heqë paralele me Berishën e Prety Women.
    Sa i tajkon seriozitetit e moralit, Berisha është tërësisht e kundërta e karagjozit Rama që dihet se ka dalë lakuriq në vende publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *