• |
ide | kryesore

Emri i gjykatësit Shqiptar të përzgjedhur për Strasburg

Lajme, Të fundit



Darian Pavli është përzgjedhur si kandidat për anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni përzgjedhës i kandidatëve për anëtarë të kësaj gjykate e ka përzgjedhur Pavlin, si kandidatin më të kualifikuar mes emrave të propozuar nga Shqipëria. Dy emrat e tjerë të propozuar ishin Sokol Berberi dhe Marjana Semini.

Kandidatë për anëtarë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut kishin propozuar edhe Turqia e Norvegjia. Komisioni përzgjedhës ka intervistuar të gjithë kandidatët më 28 Shtator. Përvec kandidatit të Shqipërisë, komisioni ka pranuar edhe një prej kandidatëve të propozuar nga Norvegjia, ndërsa ka rrëzuar listën e Turqisë, pasi nuk kishte kandidatë mjaftueshëm të kualifikuar.

Votimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës do bëhet më 9 Tetor, por sipas procedurës, pavarësisht pëlqimit për kandidatin Darian Pavli, në votim do përfshihen edhe dy kandidatët e tjerë Sokol Berberi e Marjana Semini, ndërsa rezultati do varet edhe nga lobimi, për secilin kandidat.

Kjo është hera e tretë që Shqipëria paraqet listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Lista e parë u rrëzua për mosrespektim procedurash, ndërsa e dyta për për mosplotësim kriteresh nga kandidatët



2 Comments

  1. Ore po saliu kishte lajmeruar dynjane se rama po dergon berberin ne gjykaten europiane,thua ja kishte futur kot ky saliu

  2. Me mbeshtetjen qe ka, me rrjetin qe ka , me parate qe ka , me sponsorizimet e duhura, normal qe qelbsinat e sorosit do behen perfaqesues te shqiperise ky person eshte tere karrieren e tij i sponsorizuar nga sorosi dhe sigurisht qe ne vendimet e tij do te mbaje anen e patronit te tij Soros. nuk ka per ti sherbyer shqiperise por sorosit.

    kjo tregon qe soros ka ne dore shtetin dhe politikne shqiptare, PS e ka zaptuar me Rilindjen. ndersa ne pd ka tentativa per te nderhyre . rrezik konstant per shoqerine shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *