• |
ide | kryesore

Eni Çobani ndalohet nga policia

Arkiva



Juristja e Shihemi në gjyq Eni Çobani është shoqëruar në polici. Report Tv njofton se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar. Çobani u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim, ndërsa lajmëroi forcat e rendit. Mësohet se Eni Çobani po merret në pyetje në këto momente nga policia e Gjirokastrës.

Kujtojmë se Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në  gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *