• |
ide | kryesore

Eni Çobani në polici/ Si nisi konflikti tek e Diela Shqiptare (VIDEO)

F1, Paparazzi



Rudina Islamaj është gruaja e cila u bë e njohur nga kurthi që i ngriti kryegjyqtarit të gjirokastrës dhe konfliktet e njëpasnjëshme me ish-vjehrrën e saj. Le të kthehemi dhe njëherë në vitin 2016-të për tu njohur më tepër me Rudinën dhe “akuzat” që rëndojnë mbi të .
Fillimisht kjo ngjarje u transmetua për herë të parë në emisionin “Shihemi” në gjyq”tek “E Diela Shqiptare”. Kjo histori e ka zanafillën e cila përkon me një konflikt prone në Gjirokastër. Rudina Islamaj që ka denoncuar Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Boçi ndodhej në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj. Në këtë emision u përpoq të arrihej një ndërmjetësim nëpërmjet dy palëve nisur nga deklaratat e ish-vjehrrës se Rudinës se ajo ka ngelur pa banesë.
Merushja rrëfeu e emocionuar se ndonëse kishte një pronë të madhe, ishte e detyruar të flinte në garazh. Ish-nusja e djalit, (pra Rudina) ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të gjykatës së apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.

Merushja thoshte se ish-nusja pretendonte të zhvendosej nga Gjirokastra në Tiranë. Pra kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka.

Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por fill pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjyqit, krejt papritur nusja fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit.

“Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta.”

Videon mund ta shikoni (KËTU)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *