• |
ide | kryesore

Instagram bie në të gjithë botën, përdoruesit në alarm

Stil



Instagrami nuk ka punuar paraditen e së mërkurës, duke bërë të pamundur që të shikohen fotot dhe profilet e atyre që ndjekim në këtë rrjet social.

Përdoruesit e tij, sapo e hapin aplikacionin, shohin të shkruar mesazhin “cannot refresh feed”, ndërsa kur shkojnë te profilet e miqve, gjithçka del bosh.

Edhe versioni web i Instagramit ka probleme. Nëse do të futeni aty, do të gjeni të shkruar vetëm një “5xx Server Error”.

Sipas “Down Detector”, Instagrami ka probleme sidomos në Europë, Australi dhe në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *