• |
ide | kryesore

Kaos në Napoli: Sulmohen tifozët e Liverpool, 28 të arrestuar

Sport



Napoli e Liverpool duhet ende të zbresin në fushë, por tifozët e kanë nisur betejën e tyre përpara kohe. Në mbrëmje, sipas informacioneve të policisë e të raportuara nga Mediaset, janë sulmuar disa tifozë të Liverpool në Napoli, saktësisht në rrugën Ricasoli mes Stacionit Qendror dhe Duomo. Një prej tyre është shtruar në spitalin Loreto Mare e ka një prognozë prej 15 ditësh për shkak të plagëve të marra.

Policia ka evidentuar 28 përgjegjës, të gjithë të rinj napoletanë, që janë ndaluar në qendrën historike ndërsa ngisnin motorët e tyre.

“Episodi i ndodhur është i pamotivuar dhe i papranueshëm. Janë situata që nuk i bëjnë mirë qytetit, pavarësisht apelit drejtuar tifozëve, që ndoshta nuk arrijnë tek moshat e reja. Janë akte ku futbolli nuk hyn absolutisht. Për fat të keq ky qytet karakterizohet shpesh për ngjarjet kriminale të përditshme”, ka deklaruar Antonio De Iesu, kuestori i Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *