• |
ide | kryesore

Karlo Bolino replikon me Andi Bushatin: “Misionar i inkuizicionit”

Lajme, Të fundit



Sot paradite në Lapsi. al u botua një shkrim i Andi Bushatit i cili krahasonte intervistat që iu bënë Xhisielës në televizionin Report TV, ku ajo u përdor vetëm për të dhënë alibi për deputetët socialistë dhe tentativave për të zbuluar një pjesë të së vërtetës që u bënë nga drejtuesit e emisioneve Open dhe Opinion dhe gazetarët që ata kishin të ftuar. Në këtë shkrim (lexo linkun poshtë) Bushati shkruante: “Për të mbërritur në këtë përfundim nuk ndihmon vetëm krahasimi me intervistën e neveritshme të disa ditëve më parë në “Report TV”, kur vajza u pyet vetëm për të shfajësuar xhelatët e saj. Ajo ishte turpi i gazetarisë dhe nuk mund të shërbejë si pikë referimi për të “shpëtuar” asnjë nga emisionet që u bënë më pas”.

Lidhur me këtë shkrim ka reaguar edhe drejtuesi i Report TV Karlo Bolino. Poshtë po botojmë replikën e tij të plotë e cila mund të krahasohet lehtësisht me shkrimin e Bushatit….

Andi Bushati: Xhisiela nuk u masakrua, por u shpëtua në “Open” dhe “Opinion”

Replika e plotë e Karlo Bolinos

Andi Bushati po e ndjek këmba-këmbës historinë e Xhisielës, jo se është i interesuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por se shpreson që të gjejë prova, të cilat të konfirmojnë akuzat e Emiljano Nuhut. Vetëm se ajo që kërkon ai, bie ndesh me Xhisiela Malokun, e cila nuk dëshiron të bashkëpunojë dhe nuk pranon të thotë atë çka pret Bushati. Përballë këmbënguljes së saj, Bushati e ka humbur kontrollin, duke i harruar fare rregullat e deontologjisë profesionale, që duhet të respektojë një gazetar. Në sytë e Bushatit, në fakt, Xhisiela Maloku nuk është viktimë e një abuzimi psikologjik dhe e një dhune fizike, por është peng i një grupi kriminal, i cili, me heshtjen e tij, fsheh kriminelë të tjerë, duke u bërë bashkëfajtore.

Pikërisht ashtu sikurse bënin gjykatësit e Inkuizicionit me ata, që mendonin se ishin të pushtuar nga demoni, të cilëve iu bënin tortura mizore vetëm që t’i “çlironin” nga mëkati, edhe Bushati nuk ka dyshime: Kanë bërë mirë Eni Vasili dhe Blendi Fevziu që kanë “torturuar”, me pyetjet e tyre, Xhisielën, për ta detyruar të “pohojë”, ndonëse edhe vetë Bushati, madje, pranon se “evokimi i masakrave që kishte provuar janë një eksperiencë tmerrësisht e dhimbshme”. Por kjo dhimbje, sipas inkuizitorit Bushati, do të shërbejë që ta çlirojë Xhisielën. Ja çfarë shkruan ai:

”Jo, Xhisiela nuk duhej lënë të gënjente. Alibia e saj duhej demaskuar, sepse ai qe versioni që i kishin servirur përdhunuesit. Varianti i tyre duhej zhbërë, sepse ai qe i vetmi që e mbante ende peng 25-vjeçaren. Përsa kohë Xhisiela do të vazhdojë të përsërisë alibinë e masakruesve të saj, ajo do të vazhdojë të mbetet peng i tyre. Sepse ajo ashtu u duhet. E trembur dhe e kanosur u shërben atyre më mirë. Ndërsa, duke grisur këtë vello të rreme, ajo fiton lirinë reale dhe, bashkë me të, edhe të vërtetën. Në këtë kuptim, zbardhja deri në fund e ngjarjes reale, një pjesë të së cilës e bënë ‘Open’ dhe ‘Opinion’, nuk i ka shërbyer vetëm interesit publik, por edhe vetë Xhisielës, që ende detyrohet të thotë gënjeshtra. Natyrisht, për të nuk qe e lehtë përballja publike me fytyrë, evokimi i masakrave që kishte provuar, ato janë një eksperiencë tmerrësisht e dhimbshme për këdo. Por kjo dhimbje, sado e fortë, nuk kurohet duke e lënë në heshtje, duke bërë sikur faktet nuk ekzistojnë”.

Edhe ta lexosh këtë, të fut frikën. Sikurse shkruan Mero Baze në “Tema”, deontologjia gazetareske do ta ndalonte të intervistohej dikush kur është peng dhe kur dihet që nuk është i lirë të thotë gjithë të vërtetën. Pra nuk përfshihet në detyrat e gazetarit të demaskojë frikën e një pengu. Por, për Bushat-ët nuk ekziston deontolgjia. Për ata ekziston vetëm misioni i inkuzitorëve: ta përshtatësh botën ndaj së vërtetës së tyre unike. Kush guxon të rebelohet ndaj këtij “ligji”, meriton të torturohet dhe, më në fund, të digjet si shtrige në turrën e druve.  (C.b.)

 

Report TV sulmon Eni Vasilin dhe Fevziun: “Inkuzitorë”. Kujt i shërben ekrani i Bolinos?



6 Comments

  1. kar bolja e mero baze jan yndyra e mutit te RIDHJERJES.keta vetem gazetar nuk jan tetjera po.kan dhe tan derrkucin e anila hogjen,nazarkot e muq nanon dhe mingjozin e vasjarin keta edhe ti dhen thon me puthi frroku,roshi,rraja,prega doshi.

  2. Nipçes i ka djeg fort… Megjithate mos u merzit andushi se ty te del ne krah Ari… Fundja besoj qe keni te njejtin nivel intelektual…

  3. E di cfare eshte e piste deri ne krim? Qe Bollino e Gelbaza Mero kane kurajo te mos heshtin. kane marre peng kete vend , kane marre peng te verteten, na mbajne peng ne te gjitheve, duke sherbyer jo pak por mandate te tera qeverish ne funksionin e vetem te prosperitetit te tyre personal. Mashtrojne, genjejne, udheheqin turma te erreta drejt te pavertetes e te pamoralshmes, legjitimojne hajduterine e perdhunimin qe po i behet ketij vendi. Legjitimojne shberjen e tij. Pasurohen. Njeri eshte pronar i nje muzeu publik . . Skandal. Tjetrit qeveria i shkollon e puneson te birin, i nderton vilen ne Peshtan , Ndyresi e madhe. Mero bazen e perfyturoj nje plak te lojtur mendsh ne fund te jetes sepse nuk di si do te mbijetoje ndryshe . Vrrerin e jetes se keqe qe ka bere e vjell per dite e nuk paska shpetim e sherrim dhe kur ligesia i eshte shperblyer me te ardhura ne natyre. Niperit e vet , kur te kerkojne cfare thuhet per te gjyshin ne google search, do tmerrohen cfare gjyshi paska.n patur. Nuk i mendojne keto gjera keta?. Cfare do lene per emrine tyre keta njerez? Cfare mbetet nga gjithe kjo?

  4. Carlo Bollino, perfaqesues tipik i grupit qe gjithe jeten kane futur hunden e kamerat poshte fustaneve te femrave e poshte carcafeve qe mbulonin te vraret, ky qe ka me se 20 vjet qe ka bere avokatin e degradimit deri ne neveri te cdo qyqari qe i binte ne dore, ky qe ka intervistuar femije ne diten qe kane humbur nenen, ky ka mbush ekranin me kufoma kur i jane dashur, ky, tamam ky ka goje e flet sot per te ruajtur vajzen e cila, e detyruar nga ata qe terheqin edhe fijet e ketij buratini, detyrohet te jape 100 versione per te ruajtur aq sa i ka mbetur, qofte ky edhe shpirti. E duke patur pak me shume mend se nje shkrues mesatar, e kupton se i duhet edhe dikush tjeter qe mbeshtet idene e tij. Keshtu shtriu gishtin e tregoi personin me malinj te mundshem, qe per inat te vjehrres fle me mullixhiun, Mero Bazen. Paska qene fati jone i keq, qe te rinjtw e kesaj kohe te gjallojne njekohesisht me keta kameleone te neveritshem deri ne neveri

  5. Thuame me ke rri te them cili je.Kjo duket -Pipinua-me ke ka dale ne foto .Apo eshte montazh?Muti ne grope te mutit e ka vendin.

  6. O karlo bythqiri po ik ne itali sw na cave karin u bone i pari i venit ti copa e karit. Ik fol ne itali se ta qine mamin, po gjete bolet dhe legenat e shqiperise dhe bo edhe si pidh i zgjut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *