• |
ide | kryesore

Kriminaliteti, mblidhen në Tiranë krerët e policive të Europës

Lajme, Të fundit



Konventa e Drejtorëve të Policisë Kriminale të Evropës Juglindore përmbylli tatimin treditor për sfidat e sigurisë dhe rritjen e flukseve migratore, takim i organizuar nga Shqipëria, si kryesuese e radhës e Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore (PCC SEE).

Në fund të punimeve u ra dakord që ky bashkëpunim të thellohet në drejtim të shkëmbimit në kohë reale të informacionit nëpërmjet PCC SEE si koordinator, të thellohet lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe të zhvillohen hetime dhe operacione të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale të cilat sot kanë natyrë dhe shtrirje ndërkombëtare.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Eduart Merkaj në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, siguroi homologët dhe pjesëmarrësit e agjencive ligjzbatuese se Policia e Shtetit është e vendosur dhe e fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas tij, lufta ndaj këtij fenomeni ndjek një qasje më gjithëpërfshirëse dhe efikase përmes “Operacionit – Forca e LIgjit” si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e plotë të grupeve kriminale, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta për këtë qëllim.

Në Konventë përveç Drejtorëve të Policisë Kriminale të vendeve Palë të Konventës së bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore, morën pjesë dhe partnerë të tjerë dhe organizma ndërkombëtare, si Europol, DEA, Eurojust, UNODC, IPA, SELEC, etj që në fokus kanë çështje të zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimin policor rajonal dhe më gjerë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *