• |
ide | kryesore

Ndërtimi në Butrint, ministrja e Kulturës e quan histori banale dhe çështje të mbyllur: Askush nga turistët nuk u ankua

Lajme



Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i është rikthyer sërish debatit të rreth një viti më parë për ndërtimin në Butrint të qendrës së vogël funksionale, e cila ofron shërbime për vizitorët e këtij siti. Gjatë fjalës në ceremoninë për lidhjen e kontratës me studion britanike, e cila do të hartojë Planin e Integruar të Menaxhimit të Butrintit, Kumbaro tha se, qendra për të cilën u bë shumë zhurmë, është një pikë pushimi dhe informacioni për të gjithë vizitorët.

“Dhe që të jem e qartë, e kam fjalën për qendrën e vogël funksionale që, nga një barrakë plehrash e kthyem në një pikë pushimi dhe informacioni shumë të këndshme, e që çuditërisht, pas gjithë britmave e klithmave me baltë të një viti më parë nga ata që Butrintin e shohin si mollë sherri dhe jo si pasuri kulturore dhe akses për publikun, askush nga 200 mijë vizitorët që kanë frekuentuar parkun nga 1 janari 2018 , nuk u ankua e nuk anatemoi! Përkundrazi! Por për këtë do të ishte mirë, që çdokush para se të flasë të shkojë ta vizitojë. Dhe këtu e quaj të mbyllur atë histori të mejhaneve politike banale dhe të makinës së baltës me të cilën përballemi tashmë prej 5 vjetësh sa herë ndërmarrim një nismë të re për ndryshim”, tha Kumbaro.

Lidhur me ndërtimin brenda parkut pati debate dhe kundërshti të forta, me pretendimin se po cënoheshin vlera të trashëgimisë kulturore. Fillimisht u pezulluan punimet, por më pas nisën sërish dhe finalizimi i projektit u bë në janar të këtij viti.



1 Comment

  1. Ju plasi trapi -turisteve-qe te ankohen ata ishin kureshtare te dinin per vendet e lashtesise ne vendin tone prandaj erdhen .e pane dhe vitin qe vjen te bejne nje-m.t-te madh jo vine me ate katrahure qe ke bere moj -Nafije-e kultures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *