• |
ide | kryesore

Rama tregon sa do paguajnë shqiptarët për ‘paketën antishpifje’

Lajme, Të fundit



Edi Rama ka treguar sërish sot për idenë e tij për një paketë antishpifje, si përgjigje ndaj akuzave të PD-së për çështjen “Xhisiela”.

Po në këtë platformë, pas zërave nga opozita që e krahasonin këtë paketë me nenin e famshëm të komunizmit për agjitacionin dhe propagandën, Rama thotë se nuk do jetë një ligj në Kodin Penal.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të paguajnë as edhe një ‘supë burgu‘ për shpifësat, por do jenë ata që do paguajnë. Me sa duket paketa do të ketë gjoba të majme për ata që shpifin.

“Paketa AntiShpifje në Kod Penal? Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat?Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën?”, shkruan Rama në Twitter.

Edi Rama është në hall të madh, flet sërish për një paketë antishpifje 



6 Comments

  1. Bravo plako se ka gati 3 vjet qe vetem rrena nigjojm ka te gjitha krahet.Dalin kto gazetaret ne shpikin ca burime te besushme ne fillojn rrejn gjith diten.

  2. Pra do kthehemi në kohën e paraardhësve tuaj… kush shanë partinë dhe udhëheqësin shkon në burg…. Tani Rilindja e ka modifikuar me kohën, jo burg për ato që “shajnë” partinë dhe udhëheqësin, por gjobë….

  3. “Rama tregon sa do paguajnë shqiptarët për ‘paketën antishpifje’”… qe nga titulli qe perdorni duket qe jeni te paret qe jeni kunder nje ligji te tille, “paketen antishpifje” se paguajne shqiptaret sic e trasformoni ju titullin po ata qe shpifin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *