• |
ide | kryesore

Salvini – Junckerit: Një pijanec që drejton 500 milionë europianë

Planet



Kryetari i Komsionit Europian Jean Claude Juncker një ditë më parë krahasoi të ardhmen e Italisë me krizën greke, por reagimi i qeverisë italiane ka qënë mjaft i ashpër, madje zëvëndës kryeminstri e ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, e ka etiketuar si një pijanec që drejton 500 milionë europianë.

“Nëse bëni një kërkim në Google, Juncker esëll apo i pirë do të shihni imazhe impresionuese. E ky zotëri është në krye të një qeverie që drejton 500 milionë europianë. E ky zotëri vjen nga një parajsë fiskale sic është Luksemburgu”, u shpreh Salvini.

“Unë flas vetëm me persona esëll, që nuk bëjnë krahasime që s’janë as në qiell e as në tokë. Në një familje të madhe nuk ka fëmijë të serisë A e të serisë B, e nëse në Bruksel dikush kërkon një Itali të dobët e të frikësuar ndoshta për t’i blerë nën kosto sipërmarrjet në vend, atëherë ju them se kanë gjetur zëvëndës kryesminsitrinë dhe qeverinë e gabuar”.  

Në Itali vazhdon të jetë i fortë debati politik ndaj manovrës ekonomike të aprovuar pak ditë më parë nga qeveria Conte, e cila ka shkaktuar një përplasje mes Romës e Brukselit mbi ndryshimet drastike të përcaktuar në të e që nuk respektojnë paktin e stabilitetit të miratuar nga vendet anëtare të BE.

Pas aprovimit të dekret ligjit të reformës ekonomike tregjet financiare kanë reaguar negativisht ndaj Italisë e bankave italiane, por qeveria Conte shprehet e sigurtë se është një moment kalimtar e se ndryshimet e parashikuara në këtë dekret ligj do të sjellin shumë shpejt fryte pozitive në shërbim të qytetarëve italianë.

 



2 Comments

  1. Ky z.Juncker ne te vertete vetem i taposur del neper video.Besoj duhet ta kete shume te larte pagen ???!!!

  2. Perderisa Kryetari i Komisionit Europian paguhet qe te jete dru, ma merr mendja ashtu jane dhe anetaret e Komisionit Europian.S’ka mundesi te jene ndryshe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *