• |
ide | kryesore

Tenis/ Tension Stephens-Pavlyuchenkova: “K..va, donte të më godiste”

Sport



Tenisi i femrave po bëhet sport agresiv dhe pas skenës së Serena Williams në finalen e US Open kundër japonezes Osaka, vjen një tjetër episode konfliktual dhe aspak i bukur. Në Pekin, për China Open, turi i parë ka vënë përballë Sloane Stephens e Anastasia Pavlyuchenkova. Gjatë një fraksioni loje rusja ka goditur topin me forcë, duke e drejtuar në trupin e amerikanes, që arriti të mbrohej me raketë e të fitonte madje edhe pikën. Në ndryshimin e fushave, Stephens ka shprehur gjithë inatin e saj ndaj kundërshtares duke e quajtur një “kurvë që tentoi të më godasë”. Këtu ndërhyri arbitri, femër gjithashtu, për të evituar më të keqen dhe për cuar ndeshjen deri në fund, ku triumfuese doli tenistja amerikane.

https://www.youtube.com/watch?v=vFD7j4xdJn4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *