• |
ide | kryesore

Thirje për ndihmë nga Policia! Telefononi urgjent nëse shihni këtë person (FOTO)

Lajme, Të fundit



Në Durrës është zhdukur një tjetër person. Ai është një 39-vjeçar me probleme mendore, i cili rezulton i humbur prej dy ditësh.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e shtetasit Çlirim Leskaj 39 vjeç, banues në këtë qytet, i cili është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më. Sipas të dhënave, ai është rreth 1. 70 cm i gjatë, ka flokë të zeza dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë të zezë me viza ngjyrë të kuqe, pantallona sportive ngjyrë të zezë dhe xhaketë sportive ngjyrë blu.

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor dhe nuk flet. Në rast identifikimi të tij, policia lut të telefononi në numrin 0694110217.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *