• |
ide | kryesore

Vdes një i ri në Itali, u pëplas nga italiani së bashku me 3 çiklistë të tjerë shqiptarë

Lajme, Të fundit
biciklete-aksident.jpg



Një 24-vjeçar italian ka përplasur 3 shqiptarë që po shkonin në punë në fusha me biçikletat e tyre. Si pasojë e këtij aksidenti një prej shqiptarëve, 26 vjeçar, ka humbur jetën, ndërkohë që shoferi i makinës është larguar. Dy shqiptarët e tjerë kanë përfunduar në spital.

Pak minuta më vonë, shoferi i automjetit ndaloi për të rregulluar gomën e makinës, dhe pikërisht në atë moment është identifikuar nga policia dhe i janë vënë prangat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediat italiane.

Sipas policisë italiane, 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë lëndime e plagë të llojeve të ndryshme në trup.

Autori u largua nga vendngjarja pa ndaluar apo të telefononte për ndihmë. Por më vonë një gomë iu shfry për shkak të përplasjes, e kështu i duhej ta ndërronte, teksa kthehej për në shtëpinë e tij në Caserta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *